Politika shqiptare demonstroi mungesë vullneti për zbatimin e ligjit për hapjen dosjeve të Sigurimit, duke bllokuar konstituimin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Një vit pas miratimit të ligjit, Berlini po ushtron presion mbi ligjvënësit shqiptarë, për t’i hapur rrugë këtij procesi sensitiv, i cili mund të prekë aktorë të rëndësishëm të politikës dhe sferave të tjera. Javën e kaluar, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, gjermani Bernd Borchardt, ka shprehur keqardhjen për bllokimin e zbatimit të ligjit për hapjen e dosjeve. “E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin”, ka deklaruar Borchardt.
Ligji për hapjen e dosjeve është shkelur në mënyrë të shumëfishtë. Sipas ligjit, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e ligjit, Kuvendi duhet të zgjidhte anëtarët e autoritetit për hapjen e dosjeve. Po ashtu, Këshilli i Ministrave, brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, duhet të miratonte aktet nënligjore për procedurën e kalimit në administrim të Autoritetit të materialeve arkivore, të parashikuar nga nenet 14 dhe 15, mënyrën e ruajtjes fizike të tyre, si dhe tarifat e pagesat. Ndërkaq, po sipas ligjit, autoriteti, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, duhet të miratonte rregulloren e organizimit dhe funksionimit të tij. Ndërsa brenda tre muajve nga fillimi i funksionimit të Autoritetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe SHISH-i duhet të kenë kaluar në administrim tek Autoriteti të gjithë arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit.
Një ish-punonjës i ambasadës shqiptare në Belgjikë, para se Sali Berisha të rrëzohej nga pushteti në ’97, ka vjerdhur 73 dosje, me informacione të rëndësishme për politikanët shqiptarë, bashkëpunëtorë të UDB dhe shërbimeve të tjera të huaja. Vjedhja dhe zhdukja e disketave nga një person, tashmë i identifikuar, ngre dyshime të mëdha rreth Sali Berishës, pasi ngjarja ka ndodhur gjatë sundimit të tij të parë. Ngjarja është konfirmuar nga Viron Bezhani, biri i Nazif Bezhanit, kryetarit të komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë në raport me Sigurimin e Shtetit dhe të shkuarën komuniste. “Nga 73 disqe që janë vjedhur, 56 kanë qenë me informacione që përfshinin politikanë dhe pushtetarë të lartë si agjentë të shërbimeve të huaja. Përveç disqeve, janë zhdukur dhe dosje me informacione të shërbimit sekret, njëkohësisht është vjedhur dhe truri i skeduar i arkivës së SHIK dhe listat e me emrat e bashkëpunëtorëve të UDB në Shqipëri. Vjedhja e tyre u zbulua në pranverën e vitit ‘97”, ka deklaruar ai.
Ligji i ndryshuar, kriteret për i kandidatëve për anëtarë të KLGJ
Të jenë shtetas shqiptarë;
Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “master i shkencave”, ose diplomë të njësuar ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe ka marrë një marrë një diplomë të njesuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
Të jenë avokatë të liçencuar sipas ligjit;
Të kenë shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore dhe financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
Të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kenë ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
Të jenë liçencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë dhe/ose Gjykatës Kushtetuese sipas parashikimeve të ligjit “Për Profesionin e Avokatit”;
Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
Të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike;
Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish sigurimit të shtetit para 2 korrik 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
Të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës;
Në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.
Të mos jenë larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i policisë gjyqësore me masë disiplinore.
Të mos jenë kandidatë të propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës si dhe nga shoqëria civile.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptrja.com