Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se hetimet për zbulimin e varrezave masive të kohës së luftës po vijojnë në një vendndodhje të tretë.
Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.
Përmes një njoftimi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se hetimet lidhur me rastin e krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut, po vazhdojnë intensivisht, në koordinim me Policinë e Kosovës.
Deri më tani, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Varreza masive në Jabukë të Zubin Potokut, ministri Sveçla: Deri më tani janë gjetur 4 trupa, ishin hedhur në gropë gëlqereje pas ekzekutimit





