Zbulimi i IRBM Pomesia: Covid ka një tipar të frikshëm...godet trurin

Zbulimi i IRBM Pomesia: Covid ka një tipar të frikshëm...godet trurin

Shkencëtarët në të gjithë botën kanë punuar për muaj me radhë për të prodhuar vaksinën Covid-19. Më premtuese është ajo e emërtuar Azd1222, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe prodhuar gjithashtu në laboratorin Advent-Irbm në Pomezia. Dhe tani, nga Pomezia, ka mbërritur zbulimi i fundit mbi koronavirun.

Drejtori shkencor i Advent-Irbm Stefania Di Marco tha se "Virusi nuk sulmon vetëm mushkëritë, por një shumicë organesh. Veshkat, mëlçinë dhe, tani është pare se dëmton edhe trurin”

Ai theksoi se "sulmi ndaj shumë organeve është tipari më i frikshëm i Covid"

Karakteristikat e reja që janë shfaqur e bëjnë edhe më urgjente zhvillimin e vaksinës në një kohë të shkurtër.

"Ndalimi i përkohshëm i testeve të vaksinës së Oksfordit ishte një gjë rutinë - shpjegoi CEO i Irbm Pietro Di Lorenzo. Por sapo shkencëtarët kuptuan se reagimi i pafavorshëm nuk ishte për shkak të vaksinës, prova rifilloi. Dhe tani, "nëse gjithçka shkon normalisht, Italia do të ketë 3 milion doza deri në fund të vitit, për t'u administruar tek njerëzit më të rrezikuar: të moshuarit dhe punonjësit e shëndetit".

Di Lorenzo tha se në ditët në vijim do kuptohet nëse vaksina është 100% efektive dhe e sigurt.

Nga ana tjetër, popullsia kineze është duke pritur për dozat e para të vaksinës për "nëntorin ose dhjetorin", sipas një eksperti nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Global Times raportoi praninë e 5 vaksinave të mundshme të zhvilluara në Kinë, testimi i të cilave po vazhdon normalisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj