Virusit Hiv, sëmundjes së Sidas mund t’i jetë zbuluar kura. Një 44 vjecar nga Londra mund të jetë njeriu i parë i cili është shëruar nga sëmundja e cila deri më tani konsiderohej e pashërueshme. Pacienti i ishte nënshtruar një eksperimenti të ri klinik ku merrnin pjesë shkencëtarë të 5 universiteteve angleze.
Pasi ata morën një mostër të gjakut ata panë se nuk kishte asnjë shenjë të virusit. Ai bënte pjesë në 50 persona të cilët iu nënshtruan eksperimentit dhe që nuk e kish më virusin në trup.
Eksperimenti u realizua në dy faza: në fazën e parë injektohej një vaksinë në trup e cila arrinte të zbulonte qelizat e infektuara. Në fazën e dytë parashikohej injektimi i një ilaci të ri i cili aktivizonte qelizat e fjetura në mënyrë që sistemi imunitar t’i njihte .
Shkencëtarët janë shumë optimist për eksperimentin e ri dhe rezultatin e arritur. Sipas tyre ndoshta kura përfundimtare nuk vjen nesër por nuk është e largët dita e shpëtimit.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com