Zbulohen 15 parcela me drogë
asgjesohen 2205 rrënje Kanabis

2205 rrënjë lëndë narkotike e lloit Kanabis Sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nga operacionet antidrogë të ngritura në të gjithë Shqipërinë.

Droga e zbuluar ishte e mbjellë në 15 parcela, nga të cilat 14 u zbuluan në Shkodër dhe 1 në Vlorë.  

Ndërsa droga e sekuestruar në Sarandë ishte e mbjellë në oborrin përreth një shtëpie private.

Shkodër, asgjësohen 1822 rrënjë Kanabis të mbjella në 14 parcela
Në vijim të operacioneve antikanabis në Shkodër janë zbuluar dhe asgjësuar 1822 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanbis Sativa. Komisariati i Policisë së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe

Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :
1.Në fshatin Malagji, në komunën Temal, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 5 parcela me gjithsej 1037 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
2.Në fshatin Mlloj, në bashkinë Vau Dejës, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 6 parcela me gjithsej 223 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
3.Në fshatin Xhaj, në komunën Shkrel, në Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjesuar : 3 parcela me gjithsej 562 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
 
Në të tre rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
 
Vlorë, asgjësohen 370 rrënjë Kanabis, arrinin deri në 120 cm lartësi
Në vijim të Operacionit Anti-Kanabis, efektivët e vlorës kanë  zbuluar dhe asgjësuar 1-Parcelë me 370-rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa. Bima narkotike u zbuluar në fshatin Treblovë të Vlorës.

Në mes të pyllit  të këtij fshati u konstatuan këto bimë narkotike të mbjella në një sipërfaqe toke pa pronarë, ku lartesia e bimëve narkotike arrinte deri në 120 cm.
Policia ka bërë të mundur asgjësimin e plotë të bimëve narkotike më djegie dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Sarandë, Asgjesohen 13 rrënjë bimë narkotike përreth kopshtit të një banese.
13 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis Sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nga Policia e Sarandës në fshatin Ninat përreth kopshtit të një banese.

Droga u gjet në kopshtin e banesës në pronësi të shtetasit Laert Rakipi, 25-vjeç, banues në këtë fshat. Policia ka shpallur menjëherë në kërkim këtë shtetas dhe po punon për kapjen e tij.

Laert Rakipi akuzohet për veprën penale “Kultivimi i Bimëve Narkotike”
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno