Zbulohen 3 dramat e censuruara
të Agollit, Sinani: Njëra e deformua

Zbulohen 3 dramat e censuruara<br />të Agollit, Sinani: Njëra e deformua
Tre drama të panjohura të Dritëro Agolllit Fytyra e dytë, Mosha e Bardhe, Baladë për një grua janë zbuluar nga studiuesi Shaban Sinani dhe janë botuar në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli
 
Dramat nuk i ka pasur në dorëshkrim as vete Shkrimtari, pohon studiuesi, ku njëra prej tyre “fytyra e dytë” është censuruar dhe dëmtuar aq shumë sa Dritëro Agolli nuk ka pranuar të shfaqet.
 
Duket se dramat kanë qenë jashtë kritereve të realizmit socialist. Shabani Sinani rrëfen gjithë historinë  zbulimit të dramave dhe çfarë ka ndodhur me to.

"Janë tre drama të cilat janë gjetur në arkivat e teatrove ku janë vënë në skenë. Për fat të keq këto drama duke mos qenë as pjesë e historisë së letërsisë sepse nuk kanë ekzistuar si tekst, as pjesë e historisë së teatrit sepse kanë qenë të ndaluara kanë mbetur jashtë qarkullimit dhe është hera e parë që Akademia e Shkencave i vë në qarkullim.
 
Dramat janë të viteve 60 dhe 70, në vitet 80 e këtej Agolli nuk ka provuar që të shkruajë drama, madje dhe drama e parë, fytyra e dytë nuk është nisur si dramë, është nisur si tregim dhe pastaj me nxitjen e regjizorëve është dramatizuar dhe është vënë në skenë.

Për dramën e parë ai nuk ka pasur dëshirë të botohet sepse ndërhyrjet kanë qenë aq të mëdha saqë ai e konsideron se teksti ka qenë i deformuar. Baladë për një grua është një histori që sot mund të duket mëse e zakonshme, është konflikti i dy bashkëshortëve.
Një grua mendon se bashkëshorti i saj nuk është i denjë për burrë por është i denjë për partinë. Pra ishte një përmbysje e slloganit se dashuria duhet të ishte e partishme dhe familja vinte pas partisë",
thotë Sinani.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë