Për vrasjen e vëllait të udhëheqësit të Korëse së Veriut gjykata malajziane ka vendosur provat kundër dy grave të akuzuar, duke pohuar se janë mjaftë të forta që rasti të dalë në gjyq.
Dihet se, Kim Jong-nam ka vdekur në aeroportin e Kuala Lumpur në vitin e kaluar pas helmimit me disa lëndë toksike.
Nëse shpallen fajtore, ato mund të përballen më dënimin për vdekje.
Sipas avokati të tyre mbrojtës ka thënë se kanë qenë të bindur se rasti kundër klientëve të tyre do të tërhiqet, pasi ato nuk kishin motive për ta vrarë atë.
Mirëpo një gjyqtar ka vendosur që pasi ato dy gra janë kapur nga kamerat e sigurisë, janë fakte të mjaftueshme që tregojnë se qëllim i tyre ishte kryerja e vrasjes.