Pika më e rëndësishme e marrëveshjes së djeshme mes KF Tiranës dhe Bashkisë së Tiranës ishte shlyerja e borxheve që kjo e fundit ka ndaj klubit kryeqytetas, gjatë periudhës që bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.
Burime nga bashkia thonë se borxhet e akumuluara gjatë periudhës që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha arrin deri në 211 milionë lekë të reja, ndërkohë kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili kanë rënë dakord që shlyerja e borxhit të nisë sa më shpejt nëpërmjet kësteve fikse, deri në likuidimin e pjesës së shumës që i takon Bashkisë së Tiranës.
Në fushatën e vitit 2011 për Kryetar Bashkie, Lulzim Basha e shfrytëzoi ekipin e Tiranës për të bërë disa premtime dhe deklarata politike, të cilat rezultuan në mashtrime për tifozët sepse në fakt, nga viti 2011 deri në vitin 2013 Basha e la ekipin të mbuluar nga borxhet, çka më pas solli edhe një situatë aspak të mirë financiare.
Gjatë takimit të djeshëm me Presidentin Halili, Veliaj u zotua për shlyerjen e shpejtë të këtij borxhi të prapambetur ndaj KF Tiranës, i cili do t’i vinte shumë në ndihmë ekipit, si një mundësi për blerjen e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm të Superligës.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com