Kuvendi i Shqipërisë në seancën e fundit plenare votoi faljen e gjobave për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve që shkelën karantinën dhe gjithashtu kthimin e patentave të marra gjatë kësaj periudhe, për ti hapur rrugë veprimit sipas kodit penal të ndryshuar posaçërisht për situatën e krijuar nga Covid-19. Ky vendim i qeverisë mori 95 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim. Por cilët ishin ligjvënësit të cilët votuan kundër faljes së gjobave për shumë qytetarë? Disa prej tyre kundërshtuan hapur edhe në seancë gjatë fjalimeve të tyre.
Bëhet fjalë për deputeten e opozitës Fatjona Dhimitri e cila votoi kundër, pasi sipas saj, kryeministri njëherë i tmerron qytetarët pastaj i “përkëdhel”. Për Dhimitrin, i gjithë ky proces është çoroditës. Kundër këtij vendimi është shprehur edhe deputeti Ralf Gjoni.
“Shqiptarët nuk kanë më nevojë për akte normative. Vendit i duhet një exit-plan për të dalë nga kriza financiare me të cilën po përballemi”, është shprehur deputeti.
Edhe deputetët Halit Valteri dhe Edlira Hyseni kanë votuar kundër këtij vendimi të qeverisë. Falja e masave administrative nënkupton kthimin e shumës së detyrimit të falur e cila do kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të individit.
“Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 maj 2020 te subjekti përfitues”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025/ Gjykata Kushtetuese kërkon rreth 15 mln lekë më shumë! Papandile: Numri i ankimeve është rritur, kemi nevojë për punonjës
13 Nëntor, 11:10
-
Ekonomia/ Koçiu për buxhetin e Shëndetësisë: Hera e parë që kalon 1 mld euro, rimbursim ilaçesh për 400 mijë qytetarë, dëmshpërblim ish të përndjekurve dhe bonus bebesh
12 Nëntor, 13:13
-
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për sigurinë kibernetike! ILD: Kemi nevojë për para shtesë! Alibeaj: Këtu duhet të ishin kryetarët
11 Nëntor, 11:37
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor, 13:10
-
Shpejtësi tej normave dhe celular në timon! Rrugorja bën bilancin javor: Mbi 11 mijë gjoba! 27 arrestime dhe procedime penale
3 Nëntor, 15:18
-
Hapja e takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ja delegacioni shqiptar i Kuvendit, vendi dhe ora e takimit
29 Tetor, 12:14
-
Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)
29 Tetor, 09:49
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, arrestohet polici në kërkim, 22 efektivë në hetim
28 Tetor, 10:09
-
Spiropali në Letoni/ Takohet me homologen Daiga Mierina: Intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar! Të dy vendet partnere në NATO
23 Tetor, 15:37
-
Pogradec, 20 hotele gjobiten me nga 2 milionë lek! Pronarët në protestë: Të anulohet Akti Normativ për impiantet e ujërave të zeza
22 Tetor, 18:01
-
Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Rreth 23 mijë gjoba, arrestohen 39 drejtues mjetesh
20 Tetor, 11:23
-
Kuvendi ‘hetim’ ligjeve të miratuara, a po funksionojnë? Tabaku për Report Tv: BE nuk do ligje vetëm në letra
19 Tetor, 22:48