Janë zbuluar disa fise të reja të cilët ishin të izoluar në xhungël.
Ata kanë dalë në “qarkullim” pasi u është cënuar territori i tyre nga prerja e pyjeve dhe trafikantët e drogës.
Ata nuk kanë pasur deri më tani anjë kontakt fizik dhe viziv deri sa kanë rënë në kontakt me fiset e Ashaninkas në Veri të Brazilit.

Sipas Carlos Travassos, i cili është përgjegjës i Fondacionit Kombëtar të Indigjenëve Brazilianë, kontakti i tyre i parë ka qenë në muajin qershor kur një grup i vogël njerëzish i kishin parë duke ecur përmes lumit Envira.
Travassos ka treguar për të përditshmen “Globo” që të izoluarit ishin të zhveshur, të pajisur me shigjeta, fishkëllenin dhe bënin zhurmë si të ishin kafshë.
Jose Correia, i cili kupton dialektin “Tano-Pakana” që përdorin ata, ka thënë që shumica prej tyre kanë vdekur nga përleshjet me joindigjenët dhe fisi është i përbërë nga dhjetëra grupe të vogla.

Politika Funai po punon që të sigurojë një tutelë për këto grupe popujsh të vogla.
Ata duken të shëndetshëm dhe me imunitet pa fruth ose grip, që ishin sëmundje të zakonshme për fiset e mëparshme.
Valët e epidemive të ndryshme janë problemet më të mëdha që kanë asgjësuar shumë fise.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com