Zbulohen disa fotografi me ngjyra të liderit nazist, Hitlerit. Fotografitë, ndër më të rrallat, u gjetën të groposura nëntokë, të cilat qëndronin aty prej më shumë se një dekade.

Fotot ishin shkrepur rreth viteve 1936 dhe 1945 nga fotografi personal i Hitlerit, Hugo Jaeger.

Jaeger ishte një ndër fotografët e parë që përdori filmin me ngjyra në fund të viteve të luftës. 

Në fotografi tregohet lideri nazist me anëtarët e tij të brendshëm si dhe fjalime të Hitlerit.

hitleri
Shiko foto të tjera

Fotografi Jaeger i kishte groposur këto fotografi në disa kavanoza metalikë vitet e fundit të luftës për të fshehur lidhjet e tij me nazistët dhe u rikthye pas një dekade për të tërhequr ‘arkivin’ e tij. 

(v.gj/shqiptarja.com)