Një ekspozitë fotografike çelur në Bibliotekën tonë Kombëtare, zbulon thesaret e koleksionuara përgjatë shekujve të Bibliotekës Kombëtare në Bullgari. E themeluar 140 vite më parë, ajo mban emrin e dy vëllezërve bashkëpajtues të Evropës “Shën Cirili dhe Metodi”...
“Janë ekspozuar dëshmitë më të rëndësishme që lidhen me historinë e Bullgarisë, por edhe disa nga librat më me peshë që ata konsiderojnë se kanë në bibliotekën e tyre”, thotë studiuesi Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Mes koleksioneve gjenden edhe libra të vjetër, kopje të të cilëve ruhen edhe në Bibliotekën tonë, siç është botimi i vitit 1541 për jetën e Skënderbeut. Por, të tjerë me interes për vendin do të mund të zbulohen nga studiuesit tanë në vijim falë lehtësive që sjell nënshkrimi i “Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunim” mes dy bibliotekave kombëtare...
“Kjo ekspozitë është akti i parë i këtij Memorandumi, nënshkrimi i të cilit i hap rrugë shkëmbimeve kulturore midis dy palëve. Shkëmbime në fushën e librit, të dorëshkrimeve etj. Në Bibliotekën e Bullgarisë ne dimë se ka mjaft materiale për Shqipërinë. Sigurisht që të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne. Do të kemi edhe shkëmbime specialistësh. Por konkrete është që Biblioteka Kombëtare ‘Shën Cirili dhe Metodi’, që është një institucion mjaft i rëndësishëm atje, do të krijojë një qoshk, një hapësirë të veçantë kushtuar Shqipërisë. Dhe muajin tjetër do të bëjmë edhe ne një ekspozitë të tillë në Sofje, me një pjesë të materialeve të ekspozitës ‘Thesare të Bibliotekës Kombëtare’ të organizuar me rastin e 100-vjetorit të BK”, shton më tej studiuesi.
Dorëshkrimet më të hershme të koleksionit janë të natyrës fetare. Ndërsa nga “Arkivi historik bullgar” zbulohen edhe materiale si portreti i princit Aleksandri i Parë Batenberg, manifesti i Ferdinandit të Parë që shpalli Luftën Ballkanike apo fletorja personale e poetit revolucionar Peyo Yavorov. Transkriptet e veprave të autorëve të hershëm arabë, dorëshkrime persiane e botime të rralla në osmanishte zbulohen mes koleksionit oriental.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3737
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Koleksionet veneciane’ për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare! Nga e hëna ekspozohen rreth 600 libra dhe harta origjinale! Ruggera: Trashëgimi e pabesueshme
19 Tetor, 09:34
-
Kikia: Çfarë trishtimi! Librat në Bibliotekën Kombëtare nëpër arka bananesh
19 Mars, 20:35
-
‘Lista e Ministrisë së Arsimit me autorë të Sigurimit’! Titujt e bibliotekave të shkollave, ‘mollë sherri’! Shoqatat e Botuesve kundër: Bordi mbahet i fshehtë
31 Gusht 2023, 15:52
-
U dogj e u përmbyt, BE do restaurojë Bibliotekën nën tokë! Librat në stoqe e arka bananesh, Misha: Sipër problem, hapësira e re e domosdoshme
16 Gusht 2023, 13:19
-
100 mijë libra, antikuarë e tituj të rrallë! Biblioteka e vjetër pas restaurimit, Misha: Trashëgimi elitare! U sekuestruan në diktaturë, hapen për herë të parë në këto dekada
31 Korrik 2023, 16:02
-
Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë: Pajisje të reja të teknologjisë së lartë për Qendrën Sotir Kolea, aneksin e Bibliotekës Kombëtare
2 Qershor 2023, 16:26
-
SPECIALE/ Nga fëmijëria te puna në Vatikan, Visar Zhiti, poeti që shkroi në çdo rrethanë, rrëfehet për 70-vjetor: Ata na donin skllevër, me vargje krijonim lirinë!
9 Dhjetor 2022, 20:51
-
S’ka hapësira, Biblioteka ekspozon në 'OPERA'! 11 vëllime e 844 gravura nga ekspedita e Napoleon Bonapartit në Egjipt, Misha: Botim i rrallë
20 Shtator 2022, 16:54
-
115 libra me emrin e Ardian Klosit! Ekspozohet vepra në 10-vjetorin e vdekjes, mes titujve edhe ‘Refleksione’ që shkroi me Ramën
17 Maj 2022, 18:53
-
Pamjet e transformimit të Aneksit të Bibliotekës Kombëtare, Ministria e Kulturës: 28.5 mln lekë për 2 fazat e para të punimeve! Drejtori Misha: Nxjerrim nga thasët libra me vlerë të jashtëzakonshme
9 Shkurt 2022, 10:19
-
Biblioteka në krizë, a do të ketë godinë të re?! Pirro Misha për Report Tv: Nuk kemi fonde investimesh, një pasuri e jashtëzakonshme që rri nëntokë
1 Shkurt 2022, 17:03
-
Ia dhuruan në Itali, presidenti Meta i dorëzon Bibliotekës Kombëtare 12 libra autorësh arbëreshë me vlerë historike, letrare e gjuhësore
16 Nëntor 2021, 12:50