Zbulohen lëvizjet e fundit të
Kelmend Balilit para arratisë
Referuar sistemit TIMS, ai ka kaluar me 22 mars të këtij viti në Malin e Zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe është kthyer brenda ditës. Ndërkaq me 10 prill ai ka udhëtuar në Kosovë ashtu si me 18 prill 2016.
Zbulohen lëvizjet e fundit jashtë vendit të Kelemend Balili, i cilësuar si "Escobari" i Ballkanit, përpara arratisë së tij. Brenda një muaji nga data 10 -22 prill, ai ka kryer tri lëvizje jashtë vendit, në Kosovë, Mal të Zi dhe Kosovë, ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtyre lëvizjeve. Në dy raste lëvizjet kanë ndodhur të shtunave që përkojnë me ditë pushimi zyrtare.
Kështu referuar sistemit TIMS, ai ka kaluar me 22 mars të këtij viti në Malin e Zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe është kthyer brenda ditës. Ndërkaq me 10 prill ai ka udhëtuar në Kosovë ashtu si me 18 prill 2016.
Në të tri rastet lëvizjet përkonin me lëvizje gjatë ditëve të pushimit zyrtar dhe në të gjithë rastet ai është kthyer brenda disa orësh në Shqipëri. Nga verifikimi i informacioneve, që në emër të Balilit, rezultojnë hyrje- dalje të ndryshme në kufi, në Kosovë dhe në Malin e Zi.
Në të gjithë rastet, sipas burimeve ai ka lëvizur me automjete personale, ndërsa ende nuk dihet motivi i këtyre lëvizjeve.
Ndërkaq tri ditë më parë, emri i tij u vendos në listën e personave të kërkuar me qëllim marrjen e tij në pyetje, në lidhje me rrjetin e goditur të trafikut të drogës me Greqinë.
Sistemin e policisë kufitare TIMS, vendosen të dhënat mbi personat e kërkuar, si dhe hyrjet daljet e personit aty.
Në këtë sistem, nuk është regjistruar një rast i arrestimit të tij, nga policia bashkë me dy efektivë të tjerë policie për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Pavarësisht kësaj në një sistem tjetër të informacionit policor, të njohur me emrin MEMEX, vendoset edhe kartela personale e një personi të caktuar nëse ai është i dënuar apo i skeduar nga policia ndonjëherë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.8%
-
I keq
10.4%
-
As i mirë as i keq
43.8%
Vota total: 48
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor, 08:10
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 08:05
-
Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:53
-
Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Dhjetor, 07:50
-
Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor
26 Dhjetor, 07:43
-
Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:36
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30