Zbulohen letrat, Balla-Berishës:
'Do të sjellë policia në komision'

Zbulohen letrat, Balla-Berishës:<br />'Do të sjellë policia në komision'
TIRANE -Kuvendi i kërkon Sali Berishës të paraqitet si dëshmitar në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ-it.

Dy letra i janë dërguar ish kryeministrit për të qenë i pranishëm në komision, një nga sekretarja e përgjithshme e kuvendit Albana Shtylla dhe një nga kryetari i Komisionit Taulant Balla.

Madje Balla në shkresën e nisur pas mbledhjes së radhës ku Berisha nuk u paraqit të dëshmojë, i kujton se do të përdoret forca për ta sjellë në komision.

Mbledhja e radhës është e hëna e 21 nëntorit, ora 9, ku sipas Ballës nëse deputeti demokrat refuzon dhe nuk sjell motiv për mungesën, komisioni do të përdorë nenin 16 të ligjit për komisionet hetimore, pra Berisha do të sillet me forcë nga policia të dëshmojë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh