Zbulohen pesë deputetët e opozitës që nuk firmosën djegien e mandatit

Deri tani i kanë dorëzuar formularët e dorëheqjes në protokollin e Kuvendit, 56 deputetë, 39 nga Partia Demokratike dhe 17 nga LSI. 5 deputetë ende nuk kanë nënshkruar. Nuk ka firmosur siç kishte njoftuar Lefter Koka, por akoma nuk ka shpjeguar mos dorëzimin e mandatit deputeti i PD-së Myslim Murrizi. Ndërsa me argumentin se janë jashtë Shqipërinë, demokratët janë në pritje të firmës së Rudina Hajdarit, Fatmir Mediut dhe Nard Ndokës. Dy të fundit, Mediu që ndodhet në Vjenë dhe Ndoka në Bruksel të kontaktuar nga Report Tv janë shprehur se sapo të vijnë në Shqipëri do të firmosin djegien e mandateve.

Po çfarë do të ndodhë tani me 56 mandatet e dorëzuara? Deputetët e opozitës nuk u paraqitën një nga një në protokollin e Kuvendit. Kjo mund të bëjë që brenda afatit 30 ditor që Kodi Zgjedhor i njeh Kuvendit, këshilli i mandateve të thërrasë një nga një deputetët që të konfirmojnë dorëzimin e mandatit. Më pas, Kuvendi është i detyruar brenda 23 Marsit t’i përcjellë kërkesat pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Brenda 30 ditëve edhe KQZ duhet të shprehet për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të opozitës. Nuk përjashtohet mundësia që edhe ky institucion ti thërrasë fizikisht të gjithë deputetët.

Në rast se të gjithë konfirmojnë bindjen për të djegur mandatet, atëherë KQZ duhet të ndërpresë këto mandate dhe tua kalojë ato kandidatëve në listën vijuese të PD dhe LSI.

Por PD dhe LSI kanë marrë masa që as kandidatët në pritje të mos e pranojnë mandatin. Selitë qendrore kanë mbledhur deklarimet e tyre ku shprehen se refuzojnë mandatet, formularë të cilat pritet të depozitohen në KQZ në ditët në vijim.  Në këtë pikë shteron fantazia e ligjbërësve se kujt i shkojnë mandatet e djegura nga opozita.

Por 60 ditë kohë janë përpara se të mbërrijmë në këtë udhëkryq, të mjaftueshme për një zgjidhje politike, apo për influenca selish diplomatike.

Deri në vendimmarrjen e KQZ-së për tu ndërprerë mandatet, të gjithë të dorëhequrit e opozitës janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzojnë të gjitha privilegjet që ligji ju jep. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • deni: 22/02/2019 08:18

    Respekte per vajzen e Azemit me kujton filmin me Sharon Ston dhe Silvester Stalone ndejti prane deri sa gjeti momentin per ta shkaterur per tu hakmarre per vdekjen e azemit ,respekte z/zonjushes.

    Përgjigju
  • b.b. m.m: 21/02/2019 20:08

    Po cfar do ai nord ndoka ne bruksel mer jahu ai sdi me lidh dy fjale shqip dmth do perkthys shqip -shqip

    Përgjigju
  • Hinglateri: 21/02/2019 16:43

    U shtua rrjedhe e Lumit Lana me PD+LSI

    Përgjigju
  • alti: 21/02/2019 16:38

    edhe leonidha ntoka se firmosi ore?

    Përgjigju
    • Olti: 22/02/2019 00:17

      Per mendimin time kjo vajza azem hajdarit te mari drejtimin e partis Demokratie me Studentet qe Ben nje demostrat per tu mare shembull e ti shpori keta njerez te kalbur qe kane 30 vjet qe e cmenden ata njerez me keta spartaket we Gjuajne me Shigjeta Kunder prones popullit

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë