Zbulohen rrënjët e familjes Terrusi
në Gjirokastër, flet konsulli Bilushi

Zbulohen rrënjët e familjes Terrusi<br />në Gjirokastër, flet konsulli Bilushi
Teodor Bilushi, konsull nderi i Italisë në Gjirokastër zbulon shtëpinë ku ka jetuar familja e Aldo Terrusit. Në këtë shtëpi ka jetuar familja e gjyshit te Aldos, arkitektit italian Vitaliano Poselli, që ka ngritur disa shtëpi me rëndësi historike në qytetin e Gjirokastrës. Këtë shtëpi e ka ndërtuar vetë gjyshi i Aldos Poselli dhe familja e tij ka jetuar këtu nga viti 1927 deri në vitin 1936. 

"Gjirokastra ka qenë qyteti ku njohëm prindërit e Aldo Terrusit. E ëma e tij Aurelia vinte nga një familje arkitektësh të cilët kishin emigruar nga Italia në fillim shekullin e kaluar dhe kishin qenë në disa shtete të Lindjes së Mesme për të kaluar pastaj në Kostandinopojë dhe në Selanik. Familja e të atit të Aurelias ku babai i saj , Vitaliano Poselli dhe gjyshi i Aldos fillojnë të kenë në Gjirokastër një aktivitet ndëertimor në projektim dhe në ndërtimin e disa objekteve historike në qendrën historike të Gjirokastrës", thotë Bilushi.

Janë të shumë ata që e dinë historinë e familjes së Aldo Terrusit, italianit që lindi ne Shqipëri dhe iku nga vendi ynë në moshën 5-vjeçare bashkë me nënën e tij Aurelian. Aldo Terrusi është i biri i ish drejtorit të bankës së Vlorës që në vitet ’50 Enver Hoxha e burgosi e ai vdiq në burgun e Burrelit.
Teodor Bilushi sjell për Report TV edhe disa fotografi të veçanta, të Aurelia Posellit dhe prindërve të saj në Gjirokastër. Aurelia, e bukur dhe rrezëllitese u dashurua me Giuseppe Terrusin që erdhi në vitet ‘30 në Gjirokastër si nëndrejtor banke. 

"Në këtë qytet në vitet 30 vjendhe punon dhe i ati i Aldo Terrusit. Giuseppe Terrusi i cili ishte fillimisht nëndrejtor i bankës italiane të Gjirokastrës dhe në atë periudhë ai njihet me nënën e Aldo Terrusit, me Aurelian pikërisht në Gjirokastër, këtu lindi njohja e parë e prindërve të Aldo Terrusit", shprehet konsulli.
 
Aldo Terrusi ka deklaruar shpesh, se  Enver Hoxha qe ishte fqinj me Aurelian është hakmarrë ndaj babit të tij, sepse ajo i refuzoi dashurinë diktatorit të ardhshëm të Shqipërisë. Që nga viti 1991 Terrusi është në kërkim të eshtrave të të atit, që rezultojnë të zhdukura.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......