Nisa të bëja arkeologun e periferisë e të kërkoja art që në kohën e propagandës nuk kishte marrë trofe, tituj, bronz e podiume a vende nderi, artistë që në modestinë e tyre protestonin me heshtje dhe me gjestin artistik. Gjeste të cilat nuk ekspozoheshin në galeri apo muzeume të kohës, gjeste të cilat ngeleshin në pritje të dikujt që pret të shohë përtej trasparencës së qelqit, "vintage" realizmi socialist apo pas ndonjë helmete nga Lufta e Dytë dhe restauruar me zmalt nitro te një nëndetëse ruse e bazës së Orikumit.
Këto guashe, vizatime, letra kalk dhe portrete vinin nga një autor i viteve të Kinostudios, piktori që kishte marrë pjesë në dhjetëra filma shqiptarë, kostumograf i roleve të shumta, vizatues që sjell aromën e interiorit, por edhe ato të Francës, Italisë, Spanjës... piktor, stilist dhe vizatues brilant. Me mjaft kërshëri pyes shitësin, në mund ta njoh këtë artist... dhe pastaj të bëjmë një "Gëzuar!" me gotat e qelqit vintazh.
[gallery]25825[/gallery]
Ai më tha që përmetari pati ndërruar jetë me ëndrrën që këto vizatime të ekspozoheshin diku. Ja ku janë... Diku ku muzika, filmi dhe arti të mos hidheshin në harresë a të këmbeheshin me një stekë biliardoje... nën muzikën që rrethon të tilla instalacione ende pa dirigjent.
...Më ngeli gota e qelqit në dorë dhe pyeta: Po si quhej? Si quhet…?
Ishte Dhimitër Theodhori. Është Dhimitër Theodhori.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
80.3%
-
E Komitetit Olimpik
10.8%
-
E qeverisë
8.9%
Vota total: 975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tre teori pse Ukraina sulmoi Rusinë brenda territorit të saj
11 Gusht, 22:27
-
VIDEO/ Gjirokastër, merr flakë një automjet në tunelin e Skërficës, digjet plotësisht
11 Gusht, 22:04
-
Zelensky: Zjarri në termocentralin Zaporizhzhia, rrezatimi normal (VIDEO)
11 Gusht, 21:43
-
Vlorë/ Zjarr në Mërtiraj, dy vatra të përmasave të mëdha! Terreni i thyer bën të vështirë ndërhyrjen
11 Gusht, 21:30
-
Zjarri në Malin e Thatë, janë djegur 200 hektarë! Nesër pritet ndërhyrje nga ajri
11 Gusht, 21:24
-
Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut
11 Gusht, 21:05
-
VIDEO/ Kontrolle në akset kombëtare të rrethit Krujë, në kërkim të personave që qarkullojnë me armë
11 Gusht, 21:02
-
Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike
11 Gusht, 20:49
-
Zjarri në Gorisht dhe Gjormë të Selenicës, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve
11 Gusht, 20:28
-
Në kërkim prej 4 vitesh për plagosje, momenti kur policia prangos në banesën e tij 39 vjeçarin
11 Gusht, 20:17
-
Mero Baze: Berishën e tërbon Shqipëria krenare, që e injoron atë
11 Gusht, 20:02
-
Zjarri në fshatrat e Delvinës, përgjegjësi i zjarrfikësve: Janë krijuar nga dora e njeriut! Ndodhen 110 forca në terren
11 Gusht, 19:51