Trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrike u ka prezantuar futbollistëve ‘Kushtetutën’ e re që duhet të zbatojnë deri në momentin e fundit që do të jenë në urdhrat e tij.

Spanjolli ka vendosur rregulla te rrepta në listën me 10 urdhrat që duhet të zbatojnë.

Edhe pse te Barcelona nuk ka pasur ‘rebelë’ Enrike ka menduar gjithçka me detaje për të shmangur të papriturat në një edicion të gjatë.
 
Rregullat e Enrikes

1. Lojtarët duhet të vijnë në skuadër në kohën e duhur
2. Ndalohet rreptësisht konsumimi i pijeve alkoolike
3. Ndalohet dalja në lokale 48 orë para ndeshjes
4. Sjellja jo serioze shoqërohet me përjashtim
5. Gjoba më e lehtë është 1000 Euro, më e rënda 6000 Euro
6. Paratë e dënimeve do të shkojnë për bamirësi
7. Lojtarët duhet të veshin rrobat e klubit në udhëtimet me skuadrën
8. Lojtarët, përgjegjës për llogaritë në rrjetet sociale
9. Lojtarët, kujdes në lëvizjen me biçikleta dhe në not
10. Lojtarët duhet të tregojnë gjithmonë respekt për klubin


d.b/shqiptarja.com