Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt menjëherë u kujtua të telefononte ish-partneren tjetër të tij, Jennifer Aniston. Së fundmi burime për “Us Weekly” kanë zbuluar se çfarë i ka thënë Brad në një telefonatë Jennifer pak pas divorcit me Angelina.
Burimet kanë treguar se Pitt i është ankuar ish-bashkëshortes së tij se po kalon një periudhë të vështirë dhe stresuese, për shkak të ndarjes së dytë. Gjithashtu ai i ka kërkuar falje Jennifer, sepse pasi i dha fund lidhjes me të tha publikisht se martesa me aktoren ja kishte bërë jetën të mërzitshme dhe të lodhshme.

Komento
Komente

