Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
Momenti kur Donald Trump gjen letrën e lënë nga Joe Biden në Zyrën Ovale
Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar përmbajtjen e letrës që paraardhësi i tij, Joe Biden, i la përpara se të largohej nga Zyra Ovale. Gjatë një interviste për Fox News, Trump tregoi se letra ndodhej brenda tryezës Resolute.
Në letër shkruhej:
Për Presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara
I dashur President Trump,
ndërsa largohem nga kjo zyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjen tuaj më të mirat për katër vitet e ardhshme. Populli amerikan dhe e gjithë bota shikojnë nga Shtëpia e Bardhë për stabilitet në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe është lutja ime që vitet e ardhshme të jenë një kohë prosperiteti, paqeje dhe të hareshme për kombin tonë.
Zoti ju bekoftë dhe udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëzuar vendin tonë të dashur që nga themelimi i tij.
Ajo ishte firmosur “Joe Biden” dhe datuar më 20 janar 2025.
Përpara se ta ndante publikisht, Trump kishte komentuar më herët mbi letrën, duke përmendur se zarfi mbante numrin “47.” Ai tha:
“Ishte një letër shumë e bukur, një lloj frymëzimi. Më tha të gëzoja punën, të bëja një punë të mirë. Ishte shumë e rëndësishme dhe fliste për sa e rëndësishme është kjo detyrë.” Ai shtoi: “Ishte një gjest pozitiv nga ana e tij, dhe e vlerësova letrën.”
Kjo traditë presidenciale e lënies së një letre për pasardhësin filloi në vitin 1989, kur presidenti Ronald Reagan i la një letër George H. W. Bush pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë.
Tradita ka vazhduar me presidentët Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden.
Katër vjet më parë, Biden e përshkroi letrën e Trump-it si një mesazh “shumë bujar,” por nuk e zbuloi kurrë përmbajtjen e saj, duke e mbajtur private.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 686
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA
22 Janar, 18:16
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, shkak një dokumentar
22 Janar, 18:13
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Çfarë roli do të ketë Zonja e Parë në mandatin e dytë të Donald Trump?
22 Janar, 17:36
-
'Zoti Trump fu*k off', eurodeputeti danez 'lëshon gjuhën': Groenlanda nuk është në shitje (VIDEO)
22 Janar, 17:00
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Rubio: Paqja në botë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara
22 Janar, 15:41
I marrosuri:Une nuk ja u hap rrugen te marreve! I mencuri:Ndersa une ja hu hap perhere...
Përgjigju