Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana do të luhet në datë 12 maj në orën 17:00 në “Selman Stërmasi”.

Sfida është vitrina e futbollit shqiptar, pasi është e vetmja që mbush stadiumin dhe ngre në peshë zemrat e tifozëve. Dy ekipet janë në ekstreme në renditje.

E ndërsa Partizani është në krye dhe pritet që të ngrejnë trofeun pas shumë vitesh, Tirana ende lufton për mbijetesën.