Zbulohet drejtuesi i laboratorit në Has, policia: Ja çfarë u gjet brenda (Detaje nga operacioni)
Laboratori i heroinës në Has
Zyrtarisht policia e shtetit deklaron se nga operacioni për laboratorin e heroinës në Has janë arrestuar 5 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre 2 turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.
Nga operacioni janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Sipas policisë grupi është zbuluar nga mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit, veçanërisht Gjermania.
Policia thekson se operacioni nisi në datë 18 tetor në mëngjes me kontrollin në banesën e Mustaf Shutit në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.
Të arrestuarit;
1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç
Të arrestuar akuzohen për "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", "Trafikim i narkotikëve”, "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.
Por, REPORT TV zbulon detaje të reja për laboratorin e heroinës. Drejtuesi i laboratorit në Has është A. Hoxha nga Kruja. Ai është pronar i një hoteli në Rinas, ndërsa prej tre ditësh ndodhet në kërkim nga policia, që akoma nuk ka arritur ta prangosë. Hoxha dyshohet se drejtonte aktivitetin e grupit kriminal të heroinës në Has, ndërkohë që mes
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.5%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Laboratori i heroinës në Has, 52 vite burg për grupin e Astrit Avdylit, një prej tyre lihet i lirë
4 Shkurt 2022, 19:16
-
Laboratori i heroinës në Has/ Apeli i GJKKO jep vendimet për 17 të arrestuarit e grupit Avdylaj! Më herët iu sekuestrua pasuria prej 5 mln euro
5 Korrik 2021, 13:06
-
5 mln euro pasuri nga krimi i kaluan shtetit, Kim për vendimin e GJKKO për dosjen 339/3: SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale
4 Shkurt 2021, 17:25
-
186 vite burg për 17 të pandehurit e dosjes 339/3, GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro...nga resorti në Rinas te makinat luksoze
2 Shkurt 2021, 18:34
-
Dosja 339/3, GJKKO dënon me mbi 125 vite burg 17 të pandehurit për laboratorin e heroinës në Has! Vëllai i ish-deputetit të PS-së dënohet me 8.8 vite
1 Shkurt 2021, 17:54
-
Ekskluzive-FOTO/ Ja kush është truri i laboratorit të heroinës në Has, që u arrestua
28 Korrik 2020, 13:22
-
SPAK lëshon 22 urdhër arreste për dosjen 339, inkriminohen 21 komisionerë zgjedhorë të PD, PS, LSI dhe PR për zgjedhjet e 2017
28 Korrik 2020, 08:41
-
Pesë muaj pasi mbylli çështjen, gjykata i kthen ish-deputetit socialist celularin
20 Korrik 2020, 12:42
-
Laboratori i heroinës në Has, dosja 339 me grupin e Shijakut përfundon në gjyq (25 EMRAT)
8 Maj 2020, 18:56