Burime për Report Tv bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar në Malajzi është Klodjan Zaimaj, i cili u arrestua së bëshku me 8 persona të tjerë të dyshuar për terrorizëm.
Ditën e djeshme polica ka konfirmuar se Zaimaj jeton dhe punon prej disa vitesh në Malajzi ku edhe ka mbaruar studimet e larta dhe punonte si pedagog në Universitetin Publik të Malajzisë.
Policia e Shtetit konfirmoi një ditë më parë se në Malajzi është arrestuar një shqiptar i dyshuar për terrorizëm dhe se Drejtoria e Antiterrotit po bashkëpunon me autoritetet malajziane për të zbuluar rrjetin e këtij grupi terroristësh.

Klodjan Zaimaj pedagog në Malajzi, rekrutonte terroristë
Klodian Zaimaj që njihet edhe me emrin fetar Ibrahim, është pedagog në Malajzi dhe mendohet se detyra e tij ishte rekrutimi i të rinjëve, për t’ju bashkuar organizatës terroriste ISIS. Klodjan Zaimaj shfaqet edhe në disa video në Youtube, duke predikuar dhe dyshohet se është pjesë e një grupi të rrezikshëm terrorist në Malajzi.
Burime të Report TV sqaruan se Klodjan Zaimaj është me orgjinë nga Cërriku i Elbasanit dhe vjen nga një familje e besimit musliman. Të afër të Zaimajt mendohet se janë pjesë edhe e Myftinisë së Elbasanit.
(Video e predikimeve të Klodjan Zaimaj-t)
Zaimaj ka predikuar në Cerrik në qershor 2017
Por ndërkohë që Zaimaj cilësohej si pjesë e një organizate terroriste, në datën 27 qershor, ai ka predikuar në Cerrik para dhjetra të rinjëve dhe grave. Nga këto pamje të siguruara nga Report TV dallohet Koldjan Zaimaj duke predikuar para qytetarëve të Cërrikut.
Burime nga Policia sqaruan se Klodjan Zamiaj vinte shpesh në qytetin e tij të lindjes, Elbasan dhe po hetohet nëse ka persona në Shqipëri, me të cilët ka bashkëpunuar për të rekrutuar të rinjtë te organizata terroriste ISIS.

/Shqiptarja.com

VIDEO