Basha hedh hapin e radhës për të testuar mbështetjen e anëtarësisë, zbulohet formulari që u është shpërndarë demokratëve për të konfirmuar Kuvendin e 18 dhjetorin

Basha hedh hapin e radhës për të testuar mbështetjen e anëtarësisë, zbulohet formulari që u është shpërndarë demokratëve për të konfirmuar Kuvendin e 18 dhjetorin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe formulari

TIRANË- Kur kanë mbetur më pak se një muaj nga 18 dhjetori, dita kur është thirrur nga lidershipi aktual i PD-së Kuvendi Kombëtar i partisë, Lulzim Basha ka nisur nga puna për të parë se sa ka mbështetjen e delegatëve. Këtë e ka bërë me anë të një formulari i cili u është shpërndarë anëtarëve, për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin e 18 dhjetorit, e për të garantuar kuorumin e nevojshëm.  Bashës i duhen 50%+1 e delegatëve të jenë në krahun e tij, ose e thënë në gjuhën e shifrave, nëse PD-ja ka 7600 delegatë në total, siç ata vetë kanë deklaruar, 3801 prej tyre duhet të konfirmojnë se do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.  Më herët, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi në intervistën për Report TV, tha se me informacionet që kishte mbledhur nga baza se kryedemokrati kishte mbështetjen e shumicës dërrmuesë dhe sot ky formular është shpërndarë me qëllimin për ta konfirmuar zyrtarisht, e për t'i demostruar Berishës se "nuk ia merr dot partinë".

Report Tv me gazetaren Danjela Maloku ka zbardhur formularin e plotë, ku si argument për thirrjen e Kuvendit është situata në PD pas shpalljes 'Non Grata' të Sali Berishës dhe dëmtimit të interesave të PD-së, në marrëdhënie me SHBA-në.

"Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.13.9 Prot. datë 15.11.2021 të Kryesisë së Partisë që nisur nga situata e krijuar nga Partinë Demokratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person 'Non Grata' të z.Sali Berisha dhe dëmtimin të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mos marrjes së masave që kërkoheshin nga kjo situatë, Kryesia e Partisë ka vendosur:

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ditën e shtunë, me datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e  Kongreseve,

Unë, anëtari i Kuvendit Kombëtar
Emër
Mbiemër
Dega
Funksioni
Nr.Celulari
Nr.ID
Deklaroj sa më poshtë:
1. Jam njohur me rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00.
2. Konfirmoj pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00", shkruhet në formular. 

Mirëpo ky nuk është formulari i vetëm i cili u është shpërndarë demokratëve. Edhe Sali Berisha pretendon se ka arritur që të mbledhë 4200 firma të nevojshme për të thirrur Kuvendin Kombëtarë  për të rimarrë Partinë Demokratike dhe për të bërë ndryshime në statut. Ajo se çfarë tani më po përballen demokratët është dilema se në cilin Kuvend do të shkojnë, në 11 dhjetorin e thirrur nga Berisha apo në 18 dhjetorin e Bashës. Ky i fundit, në betejën e brendshme brenda selisë blu ka dalë fitimtar duke konfirmuar mbështetjen e Kryesinë dhe mbështetjen e krerëve të degëve në rrethe. Tani më, beteja finale është ajo me delegatët e partisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Dega 3 e PD-së në Tiranë: Do marrim pjesë në Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor

Dega 3 e Partisë Demokratike ka konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD-së në 11 dhjetor, të thirrur nga Sali Berisha. Nga sa bëhet e ditur, në mbledhje kanë votuar 20 nga 29 anëtar. Ky vendim konfirmon përçarjen e PD-së, ku disa mbajnë anën e Sali Berishës dhe të tjerë të Lulzim Bashës.

"Ditën e sotme date 22/11/2021 u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Dega 3, Tiranë ku moren pjese 20 anetare nga 29 anetare te kryesise. Mbledhja u zhvillua në një klimë debati të hapur dhe të lirë me pjesëmarrjen e numrit më të madh të anëtarëve të këtij organizmi.Kriza ekonomike dhe e gjithanshme, zhvillimet politike si dhe debatet e brendshme në parti ishin tema të diskutimeve. Demokratët janë të ndërgjegjshëm se situata e rëndë ku ndodhet vendi e bën të domosdshëm ringritjen e opozitës në lartësinë e shpresave të qytetarëve tanë, të cilët janë ata që vuajnë direkt keqqeverisjen dhe revanshin shumëplanësh ku është turrur pushteti i Edi Ramës. Diskutuesit konverguan në idenë se Shqipëria ka nevojë që PD të marrë përsipër përgjegjësinë e saj historike para vendit. Në fund, me anë të një votimi, pjesëmarrësit dhanë mbështetje unanime pë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor 2021", shkruhet në njoftimin zyrtar të degës 3 të PD-së. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)