Vangjel Tavo ende deputet, lapsusi në formular që e shpëtoi nga djegia e mandatit

Vangjel Tavo ende deputet, lapsusi në formular që e shpëtoi nga djegia e mandatit

Vangjel Tavo

Vangjel Tavo vijon që të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht se firmosi pak ditë më parë dorëheqjen nga mandati. Tavo ngatërroi emrin e babait. Ai thotë se ka qenë një lapsus pasi i ati emrin e ka Harallamb, por ai e shkroi Llambi,sikur e thërrasin. Megjithatë ai thotë se i qëndron linjës opozitare për djegien e mandatave dhe sapo të kthehet në Shqipëri do të firmosë, tashmë saktësisht dorëheqjen.

Postimi i plotë i Vangjel Tavos
Miq, sapo mësova nga media në lidhje me një shkelje të procedurave për verifikimin e gjeneraliteteve të personit tim, nga ana e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me dorëzimin e mandatit tim si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Nxitimthi, gjatë plotësimit të formularit kam kryer një lapsus nga ana ime, në lidhje me emrin e saktë të babait, pasi nuk është shënuar sipas pashaportës. Unë i qëndroj më shumë dhe më bindshëm se kurrë qëndrimit dhe aktit politik të dorëzimit të mandatit, ndaj do e plotësoj edhe një herë formularin në mënyrë të saktë dhe do e dorëzoj me t’u kthyer në Shqipëri nga një vizitë që po bëj jashtë vendit.

Por ndërkohë dua të denoncoj shkeljen e të gjitha procedurave nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e dokumnetacionit që vërteton të dhënat e mia.

Akti i formalizimit të lënies së mandateve të deputetëve të opozitës, nuk po bëhet aspak me seriozitetin e duhur.

Ligjërisht, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend duhet të thërriste një e nga një deputetët e dorëhequr të cilët duhej edhe njëherë të deklaronin heqjen dorë nga mandati përballë këtij komisioni. Por kjo procedurë nuk është ndjekur dhe dokumentat e firmosura nga deputët i kanë kaluar direkt nga Kuvendi KQZ-së pa u verifikuar dhe ndjekur procedurat.

Unë e pranoj lapsusin për të cilin jam informuar nga media. I qëndroj absolutisht linjës opozitare për djegien e mandateve dhe sapo të kthehem në Shqipëri do firmos edhe njëherë dorëheqjen.

Por shikoni miq, ja ky është serioziteti i institucioneve tona. Askush nuk e verifikoi atë që unë kisha shkruar. Kjo është një shkelje e rëndë institucionale.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të përhershme.

Gjithmonë i juaji,

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vangjeli: 07/03/2019 04:09

    Mirë une qe nuk e di emrin e plakut, mua më falet, po ato të korruptuarit pse nuk ma korrigjuan? Ku e kanë mendjen?

    Përgjigju
  • Edi: 06/03/2019 23:49

    Hahahaha ky nuk di emrin e te atit jo ma te na perfaqesoje popullin, sa poshte kemi rene o shqiptare

    Përgjigju
  • toni: 06/03/2019 22:35

    pyete maman si e ka emrin babai

    Përgjigju
  • Emigrant: 06/03/2019 20:52

    O te rujte zoti se ti je ne rregull.taman e ke shkruj emrin e babes ti.po kto legenat qe thu ti duan emrin e burrit te satam.qa pret populli nga ti kur ti nuk njef babes Tan?

    Përgjigju
  • agim: 06/03/2019 19:46

    Mjafton ky gjest dhe ky llamatitje e tij e te kuptojme ke kemi deputet tani e 15 vjet ne parlament,nje palaco burre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat