TIRANE - Pak orë pas publikimit të videos së grabitësit të një taksisti në Tiranë, ngjarje e ndodhur me 9 nëntor të vitit 2015 në rrugën “3 dëshmorët” identifikohet i dyshuari.

Ai është Eduart Budini, nga Përmeti, efektiv i policie FNSH-së së Fierit që shërben në Dragot që tashmë është arrestuar.

Budini është ish- efektiv i forcave Komando të Ushtrisë, i rekrutuar në Polici në vitin 2014. Madje ai aplikoi për t’u futur te RENEA, por se nuk arriti 

Ja komunikata e policisë
Pas thirrjes për ndihmë qytetarëve, për të identifikuar autorin e një vjedhje me dhunë është shoqëruar shtetasi E. B. si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 09.11.2015, në rrugën "3 Dëshmorët" Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.


Ngjarja ndodhi në rrugën “Tre Dëshmorët" në Tiranë, ku taksisti me inicialet H. H, ka bërë kallëzim penal se një person i ka kërkuar shërbimin taksi dhe para se të zbriste nga automjeti, nën kërcënimin e armës së zjarrit ka tentuar t’i vjedhë me dhunë lekët e xhiros ditore. Më pas agresori është larguar në drejtim të paditur.

eduart budini i dyshuari per vjedhjen e taksise
Eduart Budini autori i dyshuar i grabitjes së taksistit



Në videon e bërë publike nga policia por qe eshte filmuar nga kamera e sigurise ne taksi, shihet teksa autori qëndron qetësisht në sediljen e pasme të pasagjerit, por në momentin e fundit kur taksisti e pyet se ku duhet të ndalojë, djali nxjerr armën dhe i kërkon të mos bëjë zë.

Taksisti: Si duhet ?
Grabitësi: Si ?
Taksisti: Adresë….
Në këtë kohë grabitëis nxjerr pistoletën dhe e mbush. Më tej e kërcënon dhe i kërkon paratë.
Grabitësi: Asnjë lëvizje. Asnjë lëvizje. 
Taksisti: Si është puna ?
Grabitësi: Mos bëj asnjë lëvizje, më dëgjon ca të them, vetëm më dëgjo
Taksisti: Ça do më thuaj?
Grabitësi: Mos bëj lëvizje, ore mos ik… lekët
Çfarë do vetëm më thuaj ?
Grabitësi: Vetëm më dëgjo… vetëm më dëgjo…
Taksisti: Hë ?
Mi jep lekësh shpejt.

Taksisti: T’i jap këto që kam në xhep vetëm këto kam.
Grabitësi: Të lutem mos bëj asnjë lëvizje. 
Grabitësi: Mos bëj lëvizje, mos bëj lëvizje! Ore mos bëj lëvizje ore !
Grabitësi: Mos ik ore mos ik
Taksisti: Këto kam të gjitha. 
Grabitësi: Ore dakort, po mos ik. Mi jep në këtë dorë, dorën këtu
Taksisti: Këto kam të gjitha
Grabitësi: Hiqe unazën, hiqe unazën. 

Taksisti: Jo unazën se jap unazën unë. 
Grabitësi: Hiqe unazën
Taksisti: Ec tani mos kërko më tepër se nuk e heq dot unazën. 
Grabitësi: Më dëgjo ca po të them. 
Taksisti: Mjaftohu me këto lekë. Mos kërko më tepër se nuk nuk jap të gjë se ika atje të shohin njerëzit, i thash njerëzve Taksisti kalimtarëve: Njoftoni policinë


Autori më tej del qetësisht nga makina dhe ikën, ndërsa dëgjohet zëri i një gruaje që i është afruar taksisë: Pse ç'a ka? duke pyetur pse taksisti kërkonte të njoftohej policia.

"Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit, që shfaqet në videon e siguruar nga grupi hetimor. Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 2 milion lekë (të vjetra) për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Çdokush që ka informaciom mund të telefonojë në nr. 069 41 05 735 Policia e Tiranës garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekje të shpejtë të çështjes, deri në zbardhjen e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë së autorit", tha në një deklaratë për mediat zëdhënësi i policisë së Tiranës, Adrit Goxhaj.

grabitesi
grabitesi
grabitesi
 FOTO