Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak së në fushë u fut një tifoz shqiptar.
Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë dhe për mediat ka treguar arsyen se pse e mori atë veprim.
'Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja', raportohet të ketë thënë Rexhepi.
Pasi u fut në fushë, Rexhepi përshëndeti disa prej futbollistëve të kombëtares. Ndërkohë menjëherë ndërhyri sigurimi i stadiumit. Vetëm pasi i “dribloi” disa prej tyre dhe rrëshqiti, tifozi shqiptar u mund të neutralizohej. Më pas u largua nga stadiumi ku siç thotë dhe ai vetë hyrjen në fushë e ka paguar me një çmim goxha të rëndë.
Sipas Rexhepit, autoritetet e kanë penalizuar duke i ndaluar futjen në stadiumet gjermane në të ardhmen.
Futja e tifozit shqiptar në fushë shkaktoi reagime të shumta tek të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që regjia qendrore, nuk e transmetoi momentin epik.
M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?
-
Po
56.8%
-
Jo
34.8%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 2375
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BBC: Shqipëria, gati për të bërë historinë ndaj Spanjës
24 Qershor, 12:30
-
Euro 2024/ Sonte ndeshja Shqipëri-Spanjë, Veliaj fton qytetarët në ‘Fan Zone’: Na pret një tjetër natë e paharruar
24 Qershor, 12:25
-
Metën nuk e mbajnë këmbët pas ndarjes me Kryemadhin dhe pyetjeve të SPAK, rrëzohet mes studios televizive duke bërë xhonglime me topin
24 Qershor, 12:00
-
ESPN: Përkundrejt çdo parashikimi, Shqipëria mund të kalojë në fazën e knock-out të Euro 2024
24 Qershor, 10:49
-
Euro 2024, sot përballja historike me Spanjën, Rama kurajo Kombëtares: Forca shqipe!
24 Qershor, 10:35
-
Portieri me më shumë paraqitje në Kampionatet Europianë, Manuel Neuer thyen një tjeter rekord
24 Qershor, 10:02
-
Eduard Zaloshnja: Më modestë në sulm se Spanja, por më efektivë statistikisht…
24 Qershor, 09:50
-
Euro 2024/ Plani i Spalletit: Italiani më i mirë kundër Shqipërisë mbetet në stol ndaj Kroacisë
24 Qershor, 09:31
-
Të gjithë sytë nga Dusseldorfi! 90 minuta për të bërë historinë, Shqipëria ëndërron kualifkimin më tej përballë 'Furisë së Kuqe'
24 Qershor, 08:41
-
Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria
23 Qershor, 23:00
-
Marca paralajmëron Spanjën: Sylvinho njeri ambicioz, ka mësuar nga trajnerët më të mirë
23 Qershor, 22:35
-
VIDEO/ Një ditë para ndeshjes, tifozët e Kombëtares nisin vallen në Dusseldorf! Stadiumi kundër Spanjës 'pikturohet' kuqezi
23 Qershor, 22:07
Nje Gamor i Madh , arnavut nga kosova
PërgjigjuKy psikopat s’e kupton demin qe i beri kombetares. Nderpreu gjithe ritmin qe kimbetarja po krijonte. Po budallai s’ka brire dhe po ta pyesesh jam i sigurte qe e quan veten patriot i madh :(
PërgjigjuSi nuk u bëmë një herë njerëz ne? Nuk ishte vetëm fakti që u fut ai gomar në fushë, por edhe fakti që hodhën sende mbi lojtarët italianë dhe ndezën fishekzjarre në stadium. Do të duhen breza që të bëhemi njerëz ne
Nehandertal me rroba or tej!