Zbulohet juria e Festivalit
të Këngës së RTSH-së

Zbulohet juria e Festivalit<br />të Këngës së RTSH-së
Zbulohet juria e Festivalit të 52-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ajo përbëhet nga 7 anëtarë, mes të cilëve emra të nderuar të muzikës shqiptare.

Juria do të vendosë dy netët e para të festivalit në RTSH, se cilët do të jenë të përzgjedhurit për natën finale.

Pas shumë peripecish që e kanë shoqëruar këtë vit festivalin, organizatorët kanë bërë publik emrat e jurisë së edicionit të 52-të të Festivalit; Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Eriona Rushiti, Xhevahir Spahiu dhe Bojken Lako do të vlerësojnë më të mirin që do të na përfaqësoj në “Eurovizion”.

Formula e këtij viti, parashikon që natën e parë të festivalit të prezantohen tetë këngë konkurente dhe tetë të tjerat natën e dytë.

Përgjatë dy netëve të para në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, “Big”, të cilët do të këndojnë duete me konkurentët e këtij viti, këngë të njohura të kënduara përgjatë viteve në skenën e festivalit të RTSH-së çka do të shtojë edhe më shumë nivelin e performancës së këtij eventi.

Duetet

Çiftet që do të interpretojnë përgjatë dy netëve të festivalit do të jenë: Altin Goci me Edmond Mancakun dhe Entela Zhula, Flaka Krelani me Saimir Brahon, Rovena Dilo me Klodian Kacanin, Mira Konçi me Luiz Ejllin, Juliana Pasha me Marjeta Billon, Kastriot Tusha me Herciana Matmujën, Elton Deda me Rezarta Smajën, Kejsi Tola (fituese dhe perfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong), me Renis Gjokën, Redon Makashi me Xhejn dhe Enxhi Kumrija, Eneda Tarifa me Grupin LYNX, Eranda Libohova me Xhejs Jorgaqin dhe Kamela Islami me Orges Toçen.

Në këtë mënyrë këngëtarët konkurentë do të kenë kështu një lloj mbështetje të personazheve “BIG” të skenës shqiptare dhe një prezantim të dytë, pas atij konkurues, duke pasur mundësi të njihen më mirë nga publiku.

Vlen të thuhet që konkurentët e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSH janë emra të njohur, sfidues dhe të talentuar në muzikën shqiptare, shumica prej të cilëve mbajnë zgjuar jetën e natës në kryeqytet. 16 këngë të përzgjedhura ndër 40 kandidatura të paraqitura pranë redaksisë së festivalit, do të interpretojn “live” në skenën e Pallatit të Kongreseve përgjatë tri netëve. 

Këtë vit drejtor i Festivalit është Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana.

Drejtorët artistikë të festivalit janë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, producent muzikor është kompozitori Alfred Kaçinari, skenaristë Alda Bida ndërsa, regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos. Festivali do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani