Një nga misteret që rrethon figurën e Belind Këlliçin, ish kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, që mori humbjen më të thellë me mbi 60 mijë vota diferencë, (përveç falsifikimit të diplomës së shkollës së mesme dhe masterit), është se më çfarë parash e bëri fushatën elektorale të majit të vitit të kaluar.
Grupi politik që e kandidonte nuk mori asnjë lek nga fondet zgjedhore të majit 2023 pasi merrte pjesë si kandidat personal i Sali Berishës (me logon e Ilir Metës), ndërsa fushata e tij shumë e shtrenjtë, me takime në çdo cep të kryeqytetit, me reklama dhe postera të sponsorizuara kudo në kryeqytet, (përfshi edhe atë të famshmin me gishtin e mesit të ngritur), makina me qira etj, ndërsa vetëm eventi në stadiumin “Air Albania”, ku Belo hyri si triumfator me autobusin e tij të personalizuar, kushtoi jo më pak se 100.000 euro.
Nga dokumente të gjetura nga Report Tv në deklaratën e financimit dhe të shpenzimet në KQZ (Raportimi Financiar i Kandidatëve për Kryetarë të Organeve të Qeverisjes Vendore) Belind Këlliçi raporton vetëm 129 mijë euro të grumbulluara nga dhurues, të gjitha të shpenzuara sipas tij.
Report Tv disponon listën e dhuruesve, dhe nuk janë pak surprizat që ka gjetur. Surpriza e parë janë emrat që mungojnë: për shembull zbulohet që as Flamur Noka (ndryshe nga deputetë tjerë të PD) as Sali Berisha apo familjarët e tij, nuk e kanë financiar me asnjë qindarkë kandidatin Këlliçi pavarësisht faktit që kanë qenë figura kryesore në fushatë. Kjo shpjegohet ose pse e kanë bojkotuar (gjë që nuk duket nga servilizmi me të cilin Këlliçi vazhdoi të shërbejë në kauzat e Rithemelimit) ose e kanë financuar me cash, pra me para të pista që nuk mund të deklarohen.
Surpriza tjeter lidhet me familjen e Belind Këlliçit. Partnerja e tij Anna Shkreli ka dhuruar 2 herë para për fushatën e bashkëshortit të saj, një herë 2 milionë lekë të vjetra dhe një herë tjetër 1 milionë. Jo vetëm Anna. Mamaja e Belos, Suzana Këlliçi i ka dhënë mbi 2.5 mln lekë të vjetra, ndërsa vëllai Reshard Këlliçi i cili më herët ka qenë edhe punonjës pranë Ministrisë së Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku, i ka dhënë plot 8 milionë e 640 mijë lekë të vjetra Belindit për fushatën që e humbi. Si do t’ia shpërblente Këlliçi ndihmën financiare të familjes së tij në rast se do të ulej në fronin e kryebashkiakut të Tiranës?! Kjo mbetet një pyetje pa përgjigje.
Në listën me 49 dhurime për fushatën e Belind Këlliçit bëjnë përshtypje 4 pagesa në drejtim të televizionit të familjes Berisha, Syri Tv. Emra të njohur dhe të lidhur ngushtë me PD-në e Sali Berishës si Enno Bozdo, Ervin Minarolli dhe Ilir Stojku nga 4.4 mln lekë të vjetra i kanë paguar Syrit për fushatën e Belind Këlliçit. Gjithashtu një emër i njohur që ka paguar televizionin e Berishës për Këlliçin është Andia Pustina, e cila ka dhënë plot 5.2 mln lekë të vjetra. Andia Pustina është pronare e Studio Pustina, e besuara e dhëndrit të Sali Berishës Jamarbër Malltezit, të cilën e ka përdorur për dokumentacionin në aferën e privatizimit të klubit partizani. SPAK ka sekuestruar dokumente në Studion Pustina ku rezulton se Malltezi ka marrë mijëra euro cash ndër vite të gjitha të padeklaruara. SPAK disponon dhe një dokument i sekuestruar në ambientet e studios së kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit vërteton se dhëndrit të Sali Berishës i janë dhënë 547 mijë euro cash. Andia Pustina ka qenë edhe drejtoreshë e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës kur kjo e fundit drejtohej nga Partia Demokratike.
Me të gjitha këto financime që vetëm këto së bashku shkojnë rreth 18 mijë euro, duket se janë bërë 2 punë në një rrugë, edhe financohet fushata e Belos, por edhe televizioni i familjes.
Ka një emër në dukje i panjohur mes dhuruesve të Belind Këlliçit por një kërkim i thjeshtë në internet zbulon shumë. Bëhet fjalë për Valter Meshi. Ky ka bërë tre pagesa për Këlliçin, 1.4 mln për qira furgoni, gati 1.5 mln për t’i paguar Belos edhe një darkë iftari elektorale si dhe mbi 820 mijë lekë për qiranë e një Benz Mercedesi.
Valter Meshi, njihet si zjarrvënësi i bunkerit muzeum në qendër të Tiranës, gjatë protestës së opozitës në vitin 2015, ndërkohë që është përmendur edhe se ka kërcënuar përmes emailit një ish ministër. Në 2017-n dihet se është punësuar si redaktor gjuhësor në Ministrinë e Kulturës, sapo Partia demokratike ishte futur si bashkëqeverisëse para-zgjedhore me Partinë Socialiste. Pra 3.7 mln lekë dhuratë për Belon nga një njeri që nuk dihet se çfarë pune bën. Ku i gjeti?
Kontribuuesja më e madhe, të paktën e deklaruar e fushatës së Belind Këlliçit rezulton një zonjë e quajtur Eda Grimci e cila ka dhënë plot 8 mln lekë të vjetra. Grimçi është kryetare e Partisë Demokratike dega 9 në Tiranë, ndërsa edhe pse shkruan se me profesion është avokate, nuk duket të ketë punë tjetër përveçse marrjes pjesë në aktivitetet partiake. Persona të tjerë që kanë dhuruar shumë para janë Armando Beçoku stomatolog, me 5.5 mln lekë të vjetra, dhe Dardana Angjellari, e cila dy herë ka dhënë mbi 4.6 mln lekë të vjetra. Ndërsa Erson Cokaj dhe Ervin Cokaj, 2 vëllezër kanë dhuruar nga 4 mln lekë të vjetra, pra gjithsej 8 mln. Edhe për këta të katërt janë të paqarta burimet e të ardhurave që të mund të japin për një fushatë të një individi shifra kaq të majme. Ndërkohë që rreth 820 mijë lekë të vjetra ka dhuruar Olsi Duzha, i cili gjatë fushatës ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit për Komunikimin Publik të Belind Këlliçi. Pra i punësuar i Këlliçit në vend të merrte një rroga, e ka financuar punëdhënësin. Një tjetër çudi e pashpjegueshme.
-
Eda Grimci avokate seksere e Arben Rakipit drejtorit të shkollës së magistraturës, si dhe seksere e gjyqtar Bezat Kaçkini të gjykatës së Apelit, si Tirons nga Puka, grupi xhaxhane kapedane ku më qenke mo jarane, sherbejnë ndërlidhjeve të errta korruptive që kanë pushtuar jo vetëm sistemin e drejtësisë por tashmë dhe partinë demokratike, si të jetë PD nga ato kafenetë e hotelet lluksoze te Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës... ku venë e zhgrryhen protoganistët në fjalë... Tashmë janë publike katapultimet nga një gjykatë në tjetren të gjyqatarve miq të Arben Rakipit e sekser të ti si Pukjani Bezat Kaçkini i cili me levizje alla Rakipçe u katapultua në gjykatën e Apelit aty ku ka dhe bashkshorten e vet të punësuar si gjyqtare Aoeli, pikerisht sepse nepotizmi është model i Arben Rakipit i cili ka pushtuar dhe ai shkollen e magjistraturës me gruan, kunatën, nipin, djalin etj farë e fis të ti që u firmos rrogat Familjarve të vet si drejtor i shkollës së magjistraturës; vet Burri, vet babai, daja, kunati. Ndërsa Spaku hesht. Kurse si ndërlidhës mafioz të të tërve janë avoketërit dashnore e dashnor gjyqtarësh apo prekurorësh, sekserë që kontrollojnë palët dhe transportojnë milionat poshtë e lartë në sistemin e drejtësisë, që nga kupola e mafies Arben Rakipi dhe gjygjtarve e prokurorve që nderlidhen nëpërmjet sekserve si vokatja Eda Grimci, seksere e xhanxhane kapedane na Vlora por Tironce denbabaden, jaranesha e gjyqtarit Tirons nga Puka Kaçkin Bezati në Apel. Kaçkini që dhe ai është sekser i Rakipit si i katapultuar në gjykaten e Apelit nga Arben Rakipi, si shperblim për besnikrinë e ti në korrupsion sa ishte krietar i gjikates Administrative Tirane. Gjykatë, ku Kaçkini zbatojë çdo urdher të Rakipçkës dhe ja mbushte Kontot me miliona Euro si sekser i ti personal, e tashmë sëbashku me Rakipin kapën dhe Partinë Demokratike me sekseristën e tyre jarankë Kaçkinkë, kacurelka biondinkë Edka Grimckë tashmë dhe avokate e partisë demokratike që Berisha e mbron publikisht në çdo kritikë që i bëhet asajë për korrupsion. - Lexo: Avokatia Eda Grimci protogoniste e mikrofonit të PD-së, e njëheri seksere e Arben Rakipit dhe Bezat Kaçkinit, ka arrit shumë thellë si agjente e shumfishtë e palve në fjalë si Rakipi - Berisha, aq sa ka kohë që Berisha jo vetëm nuk dorzon denoncime kundër Rakipit në Spak, por i jep mikrofonin që të mbajë fjalime dhe para Mul Nokës në sheshet e PD-së. Ndërsa ajo katapultohet nga Sali Berisha në kresë të partisë demokratike si kryetare e PD së zonës së sajë elektorale nr. 9. por dhe si detyrë sekrete ajo kryen sekseren ndërlidhse e Saliut me Arben Rakipin. Salihi bën sikur e kritikon A. Rakipin por kacurelken bjonde sekseren e Rakipit dhe mikit të rakipit pukaxhiut të cilin sekseristja e ka dhe xhan hasan bir nona vete... kurse ai far jarani Hasani Kaçkin Bezati ka dhe gruan në Apel, por nuk është problem nepotizmi për xhanexhanet me mirkuptim të bashkshorteve, sidomos kur sekserja ua mbush dhe xhepat gjithandej me Miliona. Mirpo intetesant është se si ju rras Saliut në krie të kresë së partisë demokratike si gjoja advokate ajo seksere me përvojë alla Rakipçe, por qellimin Saliu e ka që të ketë në PD ndërlidhsen seksere që e afron me Rakipin për ca interesa të vjetra denbabadençe. Ndaj mos u çudisni se pse bija e Saliut Argita nuk e kritikon Arben Rakipin asnjëherë as për korrupt e as për skandale që ja numurojnë shumë media, as për nepotizëm në shkollen e magjistraturës që ai e ka pushtuar me familjen e vet e që Argita e di mirë se si janë ato punëra në atë shkollë që shkapërthehet nga mafia Rakipi me familje. Por Rakipin nuk e denoncojnë Berishajt e PD-së as për shantazhe e kërcnime që Rakipi u ka bërë e u bën gjyqtarve që nuk i janë nënshtruar presioneve të ti për ti sherbyer atij dhe mafies pushtetare që Rakipi i sherben, sepse ajo mafie e mban drejtor të shkollës së magjistraturës, mafia madhe koka mdhoja pulatike që Rakipi me Kaçkina me jarane kaoedanet ua mbushin kontot me miliona euro. E që Rakipçka e ka kthyer në harem rekrutimesh shkollën e magjistraturës që tashmë dhe studentëve të rinjë që ka sot ajo shkollë, Rakipçka u mëson stilet e korruptimit, si të bëhen besnikë të Rakipit dhe si të lidhen me sekserët e rrjeteve të Rakipit. Pra ai po pergatit gjyqtarët e ardhshem "konkubina e konkubinë" të mafies së ti... e për ato denoncime Saliu është vënë në dieni, por ka heshtur. E goca Sales ka Studio ligjore e punë të mdhoja si Juriste ekselente e pedagoge e drejtësìsë herë e jashtme e herë e përbrendëshme, po përse ka frikë ta kritikojë apo ta akuzojë Rakipin në Spak për bashkpunim me kriminel, për nepotizem në shkollen e magjistraturës e qindra skanndale që i numurohen çdo ditë Rakipit? Atë gjë e dinë vetë Berisharët, që bëjnë sikur janë demokratë, por që koha po flet çdo ditë. Si është e mundur që ju Sali Berishajt të mos dorzoni një dosje me akuza ligjore kundër mafioz Rakipit në Spak, i cili ka kapur drejtësinë me mafioz sekser si ajo avokate që afroi Sala në PD dhe i jep mikromegafonin çdo ditë, e që e dinë gjithë Tirana e Shqipëria që ajo avokate e PD-së është seksere e Rakipit dhe e Bezat Kaçinit të apelit që punon me gjithë grua atje, pukaxhi mafioz i gjyqsorit. Të mos i dinë Sala ato sekserizma për të cilat i kanë shkruar dhe studentë e magjistratë direkt Salës, ku i kanë treguar se çpo heqin nga shantazhet e Rakipit ? Loje të madhe luan o Sali, dhe goca jote ndaj hesht sepse vije erë korupti të hallkave që lidhen me njera tjatren në zinxhirkat e Rakipit si pronar i pa noterizuar i shkollës së magjistraturës. Mirë Sali mirë, por ti nuk sjell Demokraci në Shqipëri, sepse ti i mbron dhe bashkpunon në prapa kuinta me mafiozë si Rakipi me Kaçkinët që kanë kapur familjarisht Apelin, me ndihmë të Rakipit, siç ka kapur Rakipi shkollen e magjistraturës, dhe me sekseriste të tyre që e bëre advokate të partisë demokratike shoqen Eda Grimci, kurse ti nën rrogozë e mbi rrogozë bën sikur lufton korupsionin. Suksese me sekseren e Rakipit o Sali, që ajo e privatizoi degen e PD ke lagjia e sajë e nuk le njeri të flase atje, ndaj sekseristja e rakipit dhe kaçkinëve të apelit bilbilon në mikrofonat e partisë tënde që do ja shesësh gjingjonve pronarit të Rinasit....yp xhixhi pas xhixhave... dollar evro Lireta rubla apo dhrahmi....? Aleks Goda
Përgjigju -
I pastrun leket zhgarravinat e Salehut.
Përgjigju -
O Zot i japin sponsorizohet nje krriçi qe mbeti gomar.
Përgjigju












Komente
Komento