Zbulohet lëkura e parë artificiale
që "vetëshërohet"

Zbulohet lëkura e parë artificiale<br />që "vetëshërohet"
SHBA - Një grup shkencëtarësh tw universitetit amerikan të Stanfordit kanë realizuar lëkurën e parë artificiale, me veti që të vetëshërohet.

Është e ndjeshme ndaj prekjes dhe mund të “vetëshërohet” kur i nënshtrohet një prerje apo një çarë. Kjo është e para “lëkurë artificiale” që kombinon këto 2 karakteristika.

Është e përbërë nga plastika dhe është e përshkruar në revistën amerikane “Nature Nanotechnology” nga një grup shkencëtarësh, të udhëhequr nga Zhenan Bao, i universitetit amerikan të Stanfordit. Materiale, sipas ekspertëv, në të ardhmen mund të përdoret në protezat, në pajisjet elektronike ose në ekranet që vetëriparohen.

Në 10 vitet e fundit është bërë një progres i rëndësishme për realizimin e lëkurave artificiale, shpjegon Bao, por edhe materialet më efikase me veti për t’u vetëshëruar kanë pësuar dëmtime serioze.

Disa duhet të ekspozohen në temperatura të larta, gjë që i bën më pak praktike për një përdorim të përditshëm. Disa mund të shërohen në temperaturën e ambientit, por vetëm një herë, sepse të riparosh një çarje modifikon strukturën e tyre mekanik ose kimike.

Sekreti i materialit është në zinxhirët e gjatë të molekulave që janë të lidhura mes tyre nga hidrogjeni, në të cilat lidhjet midis rajonit të ngarkuar pozitiv të një atomi dhe rajonin të ngarkuar negativ janë relativisht të dobëta.

“Këto lidhje dinamike i lejojnë materialit që të vetëshërohet në temperaturën e ambientit, zbulon njëri nga autorët, Wang Chao. Molekulat thyhen shumë lhtë kur dëmtohent, por kur rilidhen, lidhjet riorganizohen dhe ripërtërijnë stukturën e materialit.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson