Zbulohet laboratori i drogës që shkatërron trurin, në pranga një maqedonas dhe një çek

Zbulohet laboratori i drogës që shkatërron trurin, në pranga një maqedonas dhe një çek

Sektori për luftimin e krimit të organizuar ka ngritur kallëzim penal kundër një 36-vjeçari nga fshati Gërçec i Shkupit dhe ndaj një 58-vjeçari shtetas çek. Ministria e Punëve të Brendshme ka zbuluar se këta dy persona, njëri nga fshati Gërçeci dhe tjetri nga Çekia, kanë prodhuar një lloj droge sintetike që është edhe vdekjeprurëse.

Policia shpjegon se kjo drogë në tregun e zi njihet me disa emra të ndryshëm si kristal met, pernik ose perventin. Këtë drogë sintetike policia shpjegon se po e takon për herë të parë në Maqedoni, pasi kryesisht prodhohet në Çeki. Nga përdorimi i rregullt i kësaj droge sintetike për dy vjet rresht shkatërron sistemin nervor dhe trurin deri në humbjen e jetës.

Policia ka zbuluar prodhimin e kësaj droge në një laborator të improvizuar në shtëpinë e të ndaluarit nga Gërçeci. Gjithashtu, janë zbuluar disa substanca kimike që nevojiten për prodhimin e kësaj droge si metamfetamin, benzil metil keton, dhe pseudoefedrin dhe disa përbërje të tjera.

Policia ka arritur ta prangosë vetëm shtetasin çek të cilin më pas prokuroria i ka shqiptuar paraburgim 30 ditorë, ndërsa shtetasi maqedonas nga Gërçeci është ende në kërkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon! (VIDEO)

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon! (VIDEO)