Holandë/ Zbulohet laboratori më i madh i drogës në vend, prodhonte 200 kg kokainë në ditë me vlerë 4.5 milion euro

Holandë/ Zbulohet laboratori më i madh i drogës në vend, prodhonte 200 kg kokainë në ditë me vlerë 4.5 milion euro

Policia e Hollandës ka zbuluar një laborator të madh kokaine, pasi organizoi një sulm në një ndërtesë, ku arrestoi të paktën 17 të dyshuar.

"Ky është laboratori më i madh i kokainës i gjetur ndonjëherë në Hollandë", tha shefi i policisë Andre van Rijn, duke shtuar se mund të prodhonte 150-200 kg kokainë në ditë.

Sipas "BBC", droga e prodhuar në një ditë kishte një vlerë prej 4.5 milion € (5.3 milion $; 4 milion £) deri në 6 milion €.

Këtë vlerësim policia e kishte bazuar në numrin e njerëzve që punonin në laborator, instalimin, madhësinë dhe pajisjet. Oficerët e policisë thanë se janë gjetur 100 kg kokainë.

Ata gjetën gjithashtu 120 ton nga ato që ata e përshkruanin si "material bartës" të drogës. Ajo përshkruhej si veshje me të cilën mbulohej kokaina që shitej.

Shumica e të dyshuarve janë mbajtës të pasaportave kolumbiane.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 12/08/2020 22:39

    Engjejt e Hollandes qe u bien veç shqiptaret me qafe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari