Zbulohet lidhja Basha-Balili, kreu
i PD i fali “Eskobarit” hotelin
Ndërsa policia është vënë në ndjekje të njeriut më të kërkuar në Shqipëri, zbulohet për herë të parë një lidhje të hershme me dokumente midis kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Klement Balilit, kreun e një rrjeti kriminal ndërkombëtar, me bazë në Shqipëri
TIRANE-Ndërsa policia është vënë në ndjekje të njeriut më të kërkuar në Shqipëri, zbulohet për herë të parë një lidhje të hershme me dokumente midis kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Klement Balilit, kreun e një rrjeti kriminal ndërkombëtar, me bazë në Shqipëri.
Në qershor 2010, në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, ai urdhëroi që ish-kampi i punëtorëve dhe pionerëve në Sarandë t’i hiqej nga pronësia sindikatës, për t’iu dhuruar Balilit, citon Lexo.al.
Dokumentat tregojnë se
në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 2 qershor 2010 u miratua inventari i 145 pronave të sindikatave, të cilat u shtetëzuan për t’u shpërndanë më pas nga qeveria e mëparshme në mënyrë klienteliste. Ky inventarizim ishte urdhëruar nga ministri i Brendshëm Basha, në 1 shkurt të atij viti, me urdhërin numër 27.
Në bazë të programit të punës të hartuar sipas Urdhërit nr.27. datë 1.02.2010 të Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha u krye inventarizimi i pasurive të sindikatave në Republikën e Shqipërisë, duke u hapur rrugë shtetëzimit të të gjithë këtyre pronave.
Ish-kampet e punëtorëve iu kaluan sindikatave me vendim të qeverisë në vitin 1992, por në 2010-n, ato u bënë pjesë e një prej aferave më të mëdha të qeverisë së mëparshme, që shtetëzoi këto prona për interes të saj, pa dëmshpërblim, për t’i rishpërndarë pastaj për miqtë ose ofertuesin më të mirë.
Ekstrakti i mëposhtëm është pjesë nga ai dokument, me firmën të Lulzim Bashës, që i hapi rrugën e kalimit të ish-kampit të punëtorëve në pronësi të Balilit.
(Dokumentet nga mbledhja e Keshillit te Ministrave, viti 2010 mbajne firmen e Bashes)(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44