Zbulohet lidhja e Anxhelinës
me djalin e bisnesmenit

Zbulohet lidhja e Anxhelinës <br />me djalin e bisnesmenit
Pasi u kthye nga Amerika, ajo deklaroi se aty kishte shumë djem, por duket se asnjëri nuk arriti t’i fitonte zemrën, prandaj Anxhelina Hadërgjonaj duket se ka vendosur që t’i vërë syrin një djaloshi shqiptar. Pikërisht, kështu ka ndodhur…!
Sot kanë nisur të qarkullojnë në internet fotot e para, ku këngëtarja shfaqet në krah të Fatmir Hysenbelliut, djalit të pronarit të një media të njohur si dhe ndërtues i rëndësishëm. Fotot janë shkëputur nga një moment paksa intim, në një darkë, ku çifti duket i shkujdesur dhe larg vëmendjes së syve kureshtarë. Komentet sigurisht që kanë qenë të shumta, e për më tepër të gjithë fokusohen në zgjedhjen e artistes, duke ditur që pas emrit të djaloshit i cili është edhe një futbollist i njohur jashtë vendit, fshihet një perandori e vërtetë mediatike dhe një numër i madh biznesesh. Gjithsesi, lajmi i lidhjes së tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjë palë, por ndoshta gjithçka është në hapat e para.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan