Zbulohet lista/ Ja banorët që janë pritur e sqaruar nga ARRSH-ja, PD e Kombinatit insiston të bllokojë rrugën

Zbulohet lista/ Ja banorët që janë pritur e sqaruar nga ARRSH-ja, PD e Kombinatit insiston të bllokojë rrugën

Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vijuar gjatë këtyre ditëve të zhvillojë takime dhe të sqarojë shumicën dërrmuese të banorëve të zonës së Astirit, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Madje, ARRSH ka publikuar edhe listën me të gjithë emrat e pronarëve që janë pritur personalisht nga drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, të cilët kanë marrë informacionin e duhur dhe janë sqaruar për hapat që duhet të ndjekin për t’u shpronësuar.

Lista e banorëve që janë pritur e sqaruar nga ARRSH-ja

Por, ndonëse shumica e banorëve i janë përgjigjur ftesës së ARRSH-së për të biseduar dhe kanë qenë bashkëpunues, një pjesë shumë e vogël e banorëve, të nxitur nga Partia Demokratike kanë bllokuar sërish rrugën, duke shkaktuar një trafik të madh për pjesën tjetër të qytetit, çka acaruar jo pak qytetarët e Tiranës.

Mësohet se drejtuesit e Partisë Demokratike për degën e Njësisë nr.6 në Kombinat kanë marrë përsipër detyrën që mbajnë gjallë protestën dhe me mbështetjen e një grupi të vogël banorësh po mundohen që të bllokojnë çdo ditë Unazën e Madhe dhe të refuzojnë zgjidhjet e ofruara nga institucionet shtetërore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen