Zbulohet makina me kallashnikov e municione në Greqi, gjenden gjurmët e gishtërinjve të një shqiptari! I skeduar më parë për grabitje

Zbulohet makina me kallashnikov e municione në Greqi, gjenden gjurmët e gishtërinjve të një shqiptari! I skeduar më parë për grabitje

GREQI- Autoritetet greke kanë zbuluar brenda një automjeti të braktisur një kallashnikov, një granatë, karikatorë, një bidon benzinë ​​dhe një helmetë. Sipas mediave greke, ngjarja lidhet me një shqiptar, i cili rezulton i përfshirë në disa raste të grabitjes. Kjo është zbuluar pas gjetjes së gjurmëve të gishtërinjve.

39-vjeçari shqiptar rezulton i arrestuar në Patra në 2009 dhe në Athinë në 2019, por tashmë është i lirë. Ngjarja ka ndodhur më 24 nëntor, por pas analizimit të gjurmëve të gishtërinjve ka rezultuar se i përkasin një shqiptari.

Automjeti në fjalë ishte vjedhur rreth dy muaj më parë në Nea Joni dhe policia e gjeti në rrugën Niriidoon 73 pranë një çerdheje në zonën e Palaio Faliro. Njëri nga fqinjët ka vënë re se automjeti prej ditësh nuk ka lëvizur dhe për shkak të problemeve të mëdha të parkimit në zonë ka lajmëruar policinë.

Efektivët e policisë konstatuan se mjeti mbante targa false dhe se ishte raportuar i vjedhur shtatorin e kaluar në zonën e Nea Jonisë. Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për ngjarjes, nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për të kënaqur diktatorin e Koresë së Veriut

‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për të kënaqur diktatorin e Koresë së Veriut