TIRANE- Vazhdon operacioni i zbulimit të skemës së mashtrimit me TVSH-në në fushën e tregtisë së skrapit. Kësaj here dëmi i llogaritur është 26 milionë Dollarë. Nga hetimet e kryera nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon operacioni në fushën e mashtrimit me tatimet, duke miratuar vendimet e arrestit me burg në Gjykatë për 9 shtetas, administratorë subjektesh të cilët kanë arritur të përfitojnë në bashkëpunim, një vlerë prej 26 milion dollarësh në dëm të shtetit.

 Nga hetimet,rezultoi, se këto subjekte tregëtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyre fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregëtar, me qëllim tërheqjen e blloqeve të faturave të TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur pagimin e TVSH-së në vlerën e sipërpërmendur. Ky hetim është iniciuar nga strukturat e inteligjencës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor që bënë të mundur dokumentimin e kësaj veprimtarie, që shtrihet në Qarkun Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë.

Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë u morr masa e sigurisë arrest në burg në Gjykaten e Shkallës së Parë Tiranë për 24 shtetas. Me mbështetjen e Policisë së Shtetit u ekzekutuan arrestet për shtetasit: 1.Pashako Hasan Muho (Tiranë) arrest shtepie 2.Xhelil Daut Toshi (Krujë) 3.Sokol Sulejman Shatko (Tiranë) 4.Roland Agim Simolla (Tiranë) 5. Besnik Sabri Daci ( Elbasan)
 

Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)