Zbulohet misteri/Ja ku përfundoi pema që mbollën Trump dhe Macron

Është zbuluar misteri mbi zhdukjen e papritur të pemës së mbjellë nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë ambasadori francez në SHBA, Gerard Araud, që ka thyer heshtjen dhe ka zbuluar misterin e zhdukjes së pemës.

Ai ka deklaruar se “pema është në karantinë, pasi kjo është e detyrueshme për çdo organizëm të gjallë të importuar në SHBA. Do të rifitohet më pas”. Sipas kryediplomatit francez në SHBA, rrënjës e kësaj peme ishin të mbyllu ra në një mbrojtje plastike.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pema do të kontrollohej për parazitët, pasi përbënin rrezik për përhapjen në pemët e tjera. Në SHBA rregulli është që të gjitha bimët që sillen në vend të inspektohen nga specialistët e bujqësisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen