Zhduket pema që mbollën presidentët Trump-Macron në Shtëpinë e Bardhë

Zhduket pema që mbollën presidentët Trump-Macron në Shtëpinë e Bardhë

Pema që mungon në Shtëpinë e Bardhë

Gjatë vizitës së presidentit francez  Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin amerikan Donald Trump , ata mbollën në mënyrë simbolike një pemë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Në zonën e lëndinës jugore të parkut të Shtëpisë së Bardhë, në vend të pemës së mbjellë nga Donald Trump dhe Emmanuel Macron, sot shihet një njollë e verdhë bari. Por, ku ka përfunduar pema?

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente, por largimi i saj është fiksuar nga disa imazhe të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Bëhet fjalë për një fidan lisi, dhuratë personale e Macron, e ardhur nga vendi i betejës së pyllit “Belleau”, ku luftuan trupat amerikane në vitin 1928, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në gjestin simbolik, dy presidentët u shoqëruan edhe nga zonjat e para, Melania dhe Brigitte.

Macron kishte nënvizuar rëndësinë e gjestit me një postim në Tëitter. “100 vite më parë, ushtarët amerikanë kanë luftuar në Francë, në Belleau, për mbrojtjen e lirisë sonë. Kjo pemë, dhurata ime për Donald Trumpin, do të jetë një kujtesë e përhershme në Shtëpinë e Bardhë për lidhjet që na bashkojnë”, shkruante ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar