Instituti i Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë ka bërë me dije se vendi ku janë gjetur eshtrat e viktimave të regjimit komunist në Pogradec, i quajtur Lumi i Tërhanit, ka qënë Poligon i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë njofton se po bashkëpunon me Drejtorinë e Policisë gjithashtu dhe me Shoqatën e qytetit të Pogradecit për identifikimin e eshtrave dhe fton të gjithë qytetarët që janë të interesuar për të gjetur eshtrat e të afërmve të tyre të pushkatuar dhe të zhdukur nga regjimi komunist, që të debozitojnë kërkesat e tyre pranë Sektorit të Gjetjes së të Zhdukurve nga Krimet e Komunizmit pranë IIPP-së.

“Bëjmë me dije që jemi të gatshëm së bashku me Mjekësinë Ligjore për të kryer Analizën e ADN-së duke vënë në dispozion personat që kanë depozituar kërkesat për gjetjen e të afërmve të tyre, në bashkepunim të ngushtë me Komisionin Ndërkombetar Për Personat e Humbur (ICMP)”, bëjnë me dije burime zyrtare nga Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)