Shijak/ Zbulohet një laborator 'Bitcoin', sekuestrohen 210 aparatura që prodhonin kriptomonedha, Report Tv siguron pamjet! Shoqërohet një person! Administratori: Jemi të ligjshëm

Këto foto ekskluzive të siguruara nga Report Tv janë shkrepur në ambientet e brendshme të një hapësire të marrë me qira në fshatin Pjesëz të Shijakut. Personat, të cilët janë nga Tirana, e kthyen ambientin në fjalë në një laborator të prodhimit të kriptovalutave.

Pas informacioneve të ardhura në rrugë operative, Policia e Durrësit zbarkoi në një operacion të mirëmenduar dhe brenda gjeti apaturat që përdoren për prodhimin e kriptomonedhave.

Si rezultat u gjetën dhe u sekuestruan një numër prej 210 makinerish që prodhojnë valutat virtuale. Përmes fotove dallohen aparaturat që janë në funksion të prodhimit.

Aktualisht, bëhet me dije se është shoqëruar Ardian Çekiçi, mirëmbajtës dhe punonjës që është gjetur ne ambient gjatë operacionit.

Për Report Tv ka reaguar firma ‘CRYPTO WORLD 2 shpk”, me administrator Enxhi Hasanin, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ndërsa pretendon se pajisjet kanë hyrë brenda territorit të vendit me doganë, paguajnë energjinë elektrike përmes kontratës me OSHEE dhe kanë numër NIPT-i.

“Nuk ka asnjë dispozitë në Kodin Penal ku parashikon ndalimin e prodhimit të BITCOIN apo kriptomonedhave të tjera. Tek ne të paktën nuk është e jashtëligjshme. Biznesi është i deklaruar edhe në QKB, ka kontratë të rregullt me OSHEE, deklarohen të ardhurat dhe të gjitha pajisjet janë importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore.”, thotë për Report Tv administrator Hasani.

Policia vijon më tej punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe për kapjen e personave që mund të jenë përfshirë.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Prodhonin kriptomonedha në Shijak, reagon administratori i firmës prodhuese: Jam i ligjshëm, biznesi është i deklaruar në QKB, ka kontratë të rregullt me OSHEE

Enxhi Hasani, administrator i firmës ku u gjet laboratori i prodhimit të kriptomonedhave në Shijak, u shpreh ai ka kontratë të rregullt dhe se asnjë kod penal nuk parashikon ndalimin e prodhimit të bitcoin apo kriptomonedhave të tjera.

‘Ky rast eshte komplet bllof pasi nuk ka asnjë bazë ligjore. Deri tani të gjitha rastet që janë zbuluar dhe ndjekur penalisht në vetvete kanë pasur lidhje me vjedhjen e energjie elektrike, fshehjen e te ardhurave, evazion fiskal, ose futjen kontrabande te paisjeve kompjuterike. Nuk ka asnjë dispozite në kodin penal ku parashikon ndalimi e prodhimit të bitcoin apo kriptomonedhave te tjera. Tek ne të paktën nuk është e jashtëligjshme. Prandaj te shkruaj për të të dhënë një vlerësim ligjor  Biznesi eshte i deklaruar edhe ne QKB, ka kontrate te rregullt me OSHEE, deklarohen te ardhurat dhe te gjitha paisjet janë importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore. Përpara se te fillonte si aktivitet i është dërguar shkrese edhe DPPolicise dhe AMF. Jam interesuar personalisht madje.’- u shpreh ai.

Kontrata  me OSSHE

 

(Kliko këtu për lexuar EKSTRAKTIN e biznesit)

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stefan: 22/01/2022 19:36

    Hidhini ne gjyq deri ne strasburg dhe do fitoni 10000000% se ska ligj qe e ndalen aty ne shqiperi tpakten do fitoni gjyqin por dhe demshperblim 100000% ndiqeni fitoni

    Përgjigju
  • Pjetër mustakuqi: 21/01/2022 15:29

    Eshte cmenduri…i sekuestrojne si pa te keq qindra mijera euro nji kompanie qe operon ne drite te diellit. E rregjistruar, paguan faturat, me investim te dokumentuar. Nese ka shkelje, eshte pune e tatimoreve, jo e policise, dhe shkelja eshte administrative e denohet me gjobe, jo sekuestrim. Rekomandim per kompanine: hidhni direkt ne gjyq policine dhe kerkoni demshperblim per investimin dhe fitimin e munguar. Cojeni deri ne strasburk kta derra populista..

    Përgjigju
  • Erik: 21/01/2022 14:48

    Gjithcka duket ne rregull me ligjin. Nese i ka zhdoganuar te gjitha pajisjet dhe s'ka vjedh energji, s'besoj se ka ndonje ligj per mosprodhimin e cryptove.

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 21/01/2022 14:10

    Ka qene nje Drejtor Antikontrabandes marjan laca qe i pat denoncuar dhe e hoqen nga puna se ja palosi ne sy gazhel trimit bashke me eldin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani