Zbulohet një skemë mashtrimesh- “Arrest me burg” për Xhevat Rira

TIRANË- Pas një hetimi paraprak të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Xhevat Rira, administrator i subjektit tregtar "RIRA sh.a", i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale të "Krijimit të skemave mashtruese dhe piramidale", parashikuar nga neni 143/a/2 i Kodit Penal.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, paraditen e së Martës.
Ky shtetas dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë disa personave shuma të ndryshme, të cilat arrijnë në vlerën e mbi 30 milione lekëve të reja.
Sipas skemës, e cila tashmë është e qartë për Njësinë Task-Force të Prokurorisë së Elbasanit, shtetasi Rira u merrte hua personave të ndryshëm, me premtimin se brenda një afati kohor të përcaktuar, do t'ua kthente me interesa, të cilat ishin më të larta se sa ato me të cilat operojnë bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.
Sipas hetimeve, të cilat janë nisur në bazë të kallëzimeve të 9 shtetasve, rezulton se i dyshuari Rira, pasi u merrte paratë me fajde, nuk ua kthente këto para, duke i mashtruar për një kohë të gjatë dhe deri sa, kohët e fundit, u shmangej dhe nuk i takonte personat që i kishin dhënë hua. /ATSh/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin