Pas aplikacioneve “SkyECC” dhe “EnchroChat”, në të cilët shqiptarët përgatitën vrasje dhe porositën sasi të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, i radhës mund të ketë qenë aplikacioni “Matrix”, i cili tashmë konsiderohet nga autoritetet europiane si një tjetër platformë e përdorur nga krimi. Një operacion i përbashkët mes Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës çoi në zbërthimin e tij.
Europol njoftoi deshifrimin e më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë. Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor.
Me interes pritet nëse në mesin e tyre u përdor gjuha shqipe, rrjedhimisht e përdorur nga bandat shqiptare pas dekodimit të dy aplikacioneve të para, të cilat ndihmojnë SPAK të zbardh ngjarje kriminale të së shkuarës.Në Shqipëri ky aplikacion i koduar, është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani i cili thotë se përmes “Matrix” bandat vendase kryejnë porosi për vrasje dhe drogë.
“Matrix” është aplikacioni i pestë i deshifruar pas “SkyECC”, “Encrochat”, “Exclu” dhe “Ghost”.
Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelë të mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. “Matrix”, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021 dhe që atëherë një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve filloi.
Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e platformës ishte teknikisht më komplekse se platformat “SkyECC” dhe “EncroChat”, më superior dhe më i sigurt. Përdoruesit mund t’i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë. Infrastruktura për të ekzekutuar “Matrix” përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende në Francë dhe Gjermani. Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj. Më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit, mesazhe që lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, i armëve apo pastrimi i parave.
Aksionet për rrëzimin e shërbimit dhe ndjekjen e kriminelëve u bënë këtë të martë në katër vende. Në Francë, një u arrestua, në Spanjë, u kapën dy pas një urdhër-arresti nga Holanda dhe gjashtë shtëpi u kontrolluan në Lituani, ndërsa serverët në Francë dhe Gjermani u hoqën. Kriminelët që përdorin shërbimin e mesazheve njoftohen për përgjimin nga autoritetet përmes një faqeje përkatëse.
Kriminelët, në përgjigje të ndërprerjeve të shërbimeve të tyre të mesazheve si “SkyECC” apo “EnchroChat”, janë kthyer në një sërë mjetesh komunikimi më pak të krijuara ose të ndërtuara me porosi që ofrojnë shkallë të ndryshme sigurie dhe anonimiteti.
Nuredin Dumani, para dhe pas plagosjes
Aplikacioni “Matrix” nuk ka qenë i panjohur për organet ligjzbatuese shqiptare dhe në veçanti SPAK. Për herë të parë ata janë njohur me këtë emër nga dëshmia e të penduarit të dosjes “Plumbi i artë”, Nuredin Dumani.
Europol njoftoi deshifrimin e më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë. Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 euro për një abonim gjashtë mujor, me qëllim që të ishin të sigurt në komunikime, kryesisht për aktivitete ilegale.
Me interes pritet nëse në mesin e tyre u përdor gjuha shqipe, rrjedhimisht e përdorur nga bandat shqiptare pas dekodimit të dy aplikacioneve të para, të cilat ndihmojnë SPAK të zbardh ngjarje kriminale të së shkuarës.
Dumani informonte hetuesit se jo vetëm me SKY ECC, por komunikimet bëheshin edhe me Matrix. Madje sipas tij, edhe kreu i bandës së Elbasanit, Suel Çela, e kontaktonte nëpërmjet kësaj platforme, ku i jepte porosi për të kryer vrasje me pagesë.
Një prej tyre e ka dëshmuar më 2022, për atentatin ndaj pronarit të shkollës “Wilson” në Tiranë. Edhe vetë Dumani përdorte këtë platformë, teksa në dëshmi e përmend 3 herë fjalën ‘Matrix’.
Dëshmia e Dumanit për komunikimet me Suel Çelën në Matrix:
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix, më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro.
Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej ‘nipçja’ dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do t’i jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”.
Rikun në Matrix e kam regjistruar ‘kusho’. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që m’i kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Wilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit...
Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma.
Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkuar te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.
Ka shume injorance ne artikull. Eshte zberthyer nje aplikacion pa lidhje me portokollin Matrix, qe me shume mundesi ka perdorur Dumani ose kriminele te tjere. Protokolli Matrix eshte i sigurte.
PërgjigjuLajm shume i mire!
Përgjigju