Bilbil Barjaktari do të jetë kandidati që do të garojë nën siglën e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kamzës, e cila është një prej atyre bashkive ku opozita kërkon të marrë fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ka vendosur kështu drejtuesin aktual të degës të degës së në këtë PD për të sfiduar kryebashkiakun aktual Rakip Suli, i cili pritet të jetë kandidati i mazhorancës, si dhe njërin prej 2 ish-policisë të Berishës, Asllan Dogjanin ose Arjan Hoxhën, që do të dali nga ‘Primaret’.
Bajraktari është kandidati i 5 që zbulohet nga PD për garën elektorale të 14 majit, duke iu shtuar kështu kandidatëve të publikuar më parë për 4 bashki të tjera të vendit. Para tij, janë zbuluar emrat e Agron Kapllanaj, i cili e ka publikuar vetë kandidaturën e tij për Mallakastrën, bankieri Ilir Koxhaj për Kuçovën, Naim Gazidede për Dibrën dhe Sandër Marku për bashkinë e Lezhës. Ndërsa për bashkinë e Kurbinit përfliteti si kandidat Genc Doçi.
Na myten katunaret... ????????
Përgjigju