Sot u mësua se pajisja nuk shërbente për përgjim, por për zbulimin e përgjuesave, kurse izraeliti Yoram Frig është një detektiv privat i cili ka mbërritur në Shqipëri për të ofruar shërbimet e tij ndaj nje biznesmeni shqiptar, zbulimin e çimkave që ky i fundit dyshonte se ia kishte vendosur Prokuroria.
Kujtojmë qe çimkat ose pajisje te ndryshme pergjimi ne Shqiperi me ligj lejohen të vendosen vetëm nga Prokuroria në kuadër të ndonjë hetimi të mundshëm.
Pajisja elektronike është një model “Omni spectral correlator” që prodhohet në Amerikë, kurse Yoram Frig është një hetues privat me dy zyra, një në Tel Aviv dhe një në Qipro.
Misteri i vetëm që mbetet tani është se për cilin biznesmen shqiptar ka punuar izraeliti Frig.
Ditën e djeshme Report Tv zbuloi se ai kishte takuar një biznesmen të fuqishëm në Tiranë, i cili gjithashtu është kontaktuar dhe nga dy izraelitë të tjerë, të cilët gjithashtu kanë takuar të njëjtin biznesmen.
Frig ka ardhur 4 herë në Shqipëri qe nga viti 2011. Policia sot e la të lirë, ndërsa i mbajti pasaportën për të mos u larguar jashtë vendit deri në përfundim të hetimeve.
Zbulohet pajisja misterioze, eshte vetem nje pajisje detektimi
Zbulohet se për çfarë shërben pajisja misterioze që mbante me vete izraeliti dhe për cfarë shërben ajo. Sipas të dhënave nga Report Tv, bëhet fjalë për një pajisje detektimi që shërben për zbulimin e përgjuesave siç janë çimkat apo lloje të tjera pajisje përgjimi. Pajisja elektronike është një model “Omni spectral correlator 500” që prodhohet në Amerikë. Në treg kushton vetëm 20 mijë dollarë shumë herë më pak sesa kushtoin një pajisje përgjimi, çmimi e së cilës arrin deri 300-400 mijë dollarë.
Pajisja e cila shërben për të zbuluar përgjuesa iu gjet në aeroport në një valixhe plot me vegla.
Në SHBA nuk lejohet përdorimi i kësaj pajisje pa një urdhër apo leje të posaçme.
Reagimi i Tom Doshit
Ndërkohë gjatë ditës së djeshëm disa nga mediat online përmendën se shërbimin e fundit që Yaram Frig ka kryer në Shqipëri ishte për deputetin dhe biznesmenin Tom Doshi. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” biznesmeni Tom Doshi, e ka mohuar kontraktimin e Frig për qëllim të deduktimit të paisjeve të përgjimit në bizneset e tij. Në një prononcim të shkurtër Doshi tha: “…unë nuk jam marrë ndonjëherë me izraelitë, pyesni ndonjë biznesmen tjetër…”.
[gallery]21584[/gallery]
(Pajisja elektronike, model “Omni spectral correlator”)
Lirohet izraeliti, deshmit. Deshmia: Punoj per nje biznesmen shqiptar, i kontrollova zyrat e makinat
Izraeliti Yoram Frig është lënë i lirë pas ndalimit që iu bë në aeroportin e Rinasit pasi posedonte një një pajisje misterioze .
Pasi e ka marrë në pyetje nën shoqërinë e një përkthyesi, Policia e Tiranës ka lënë të lirë izraelitin Frig, por i ka mbajtur pasaportën. Sipas të dhënave që siguron Report Tv, pasaporta do i rikthehet pas përfundimit të hetimeve.
Frig është një detektiv privat i cili ka mbërritur në Shqipëri për të ofruar shërbimet e tij ndaj nje biznesmeni shqiptar, zbulimin e çimkave që ky i fundit dyshonte se ia kishte vendosur Prokuroria e cila e ka nën hetim. Tani Prokuroria po punon për të verifikuar deklaratën e izraelitit.
Nderkaq izraeliti nuk mund të dalë jashtë Shqipërisë dhe është i detyruar të qëndrojë më tej në shtetin tonë deri ne perfundim te hetimeve.
(Izraeliti teksa pozon selfie ne Shqiperi, ne vitin 2014, anash pajisja qe mbante me vete)
Izraeliti i pajisjes misterioze 4 herë në Shqipëri,hyri në 2011-ën
Pajisja elektronike e sekuestruar shtetasit izraelit Yoram Frig, u mbështoll me mister, për shkak se policë dhe prokurorë nukishin në gjendje të kuptonin fillimisht se çfarë funksioni real kishte kjo pajisje.
Pavarësisht kësaj grupi i hetimit është munduar të mësojë më tepër rreth poseduesit të kësaj pajisje, shtetasit Yoram Frig.
Ky i fundit nuk është hera e parë që viziton Shqipërinë dhe ka njohje për këtë vend. Nga verifikimet në sistemin Tims, të këtij personi, ka rezultuar se Frik për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2011.
Nuk dihet me saktësi se cili ka qenë qëllimi i kësaj vizite, por pas kësaj Frig ka mbërritur në Shqipëri dhe katër herë të tjera. Sipas të dhënave të sistemit Tims, ky shtetas ka hyrë në vitin 2014, 2015, dhe së fundi 2017.
Madje gjatë një vizite në Tiranë në vitin 2014,51-vjeçari Yoram Frig, ka postuar dhe një foto në profilin e tij në “Facebook”, ku sipas fotos mendohet se është në zonën e “Ali Demit” ose “Freskut” në kryeqytet. Kjo pasi mali i Dajtit ndodhet shumë pranë.
Izraelitët, Nimrodi dhe Dzanazhvili takuan të njëjtin biznesmen të Frig
Yoram Frig nuk është rasti i parë që shtetasit Izraelitë bëhen objekt hetimi nga prokuroria dhe policia Shqiptare. Dy vite më parë, dy biznesmenë izraelitë të quajtur Amiran Dzanazhvili dhe Ofer Nimrodi, kanë vizituar Shqipërinë me shpresën se do bënin biznes të suksesshëm në këtë vend.
Ashtu si Yoram Frig, edhe ata kanë takuar të njëjtin biznesmen të njohur në Shqipëri, dhe më pas kanë filluar të kryejnë një seri të konsiderueshme transaksionesh bankare, duke blerë kompani nafte, baste sportive etj.
(Izraeliti në zonën e “Ali Demit” ose “Freskut” foto e postuar në FB në vitin 2014)
Me rreth të kuq Yoram Frig në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
Yoram Frig duke u shoqëruar për në policinë e Tiranës
Profili i kompanisë në Qipro të Yoram Frig
Profili i kompanisë në Izrael të Yoram Frig
Kompanitë e Yoram Fring të regjistruara në ishujt offshore
Yoram Frig
Yoram Frig