Rita Ora dhe Dua Lipa janë padyshim dy prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare në botë. Ato vazhdojnë të ngjisin shkallët e suksesit, duke shtuar njëkohësisht dhe pasurinë e tyre, e cila në pak vite ka arritur në shifra të mëdha.
Sipas portalit të njohur “Net Worth” pasuria e 27-vjeçares Ora kap shifrat rreth 16 milionë dollarë. E gjithë kjo në saje të albumeve dhe filmave, ku këngëtarja është paraqitur gjatë gjithë karrierës së vetë.
Rita u bë edhe më e njohur në saje të karakterit të Mia Grayt në filmin “Fifty Shades of Gray”, i cili u shfaq në kinematë botërore para tre vjetësh.
Nga ana tjetër, është edhe 22-vjeçarja Dua Lipa, e cila po punon për albumin e ri, dhe pasuria e saj kap shifrat e rreth tre milionë dollarë.
Këngëtarja ka lindur në Londër prej prindërve shqiptarë, ndërsa për një kohë ka jetuar edhe në Kosovë. Ajo u bë e njohur më tepër në saje të hitit “New Rules”, i cili është shikuar deri më tani mbi një miliard herë në YouTube.