Zbulohet personi që i rri mbi kokë
Metës për të ruajtur formën fizike

Zbulohet personi që i rri mbi kokë<br />Metës për të ruajtur formën fizike
Pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013-ë, kryetari i LSI, Ilir Meta, iu nënshtrua regjimi të rreptë fizik, i cili e transformoi atë gati tërësisht.

Meta, jo vetëm humbi kilogramët e tepërt, por me plot modesti e pranoi se përfundimisht ka ardhur në formë optimale.
 
Pas tre vitesh zbulohet çelësi i suksesit të Metës, në luftën e tij me mbipeshën. Është Arjani, një instruktor fitnessi, mjaft i njohur në Tiranë, kryesisht nga VIP-at, i cili i rri mbi kokë Metës, në mënyrë që ky i fundit të mos humbasë formën fizike.

meta instruktori
meta instruktori
meta instruktori
 (Ilir Meta dhe instruktori i tij personal)

Edhe vetë kryetari i Kuvendit e pranoi sot, në prononcimin për mediat ku kishte në krah dhe instruktorin, se seancat e trajtimit me Arjanin e ndihmojnë atë të detoksikojë trupin dhe të fitojë energji pozitive, për të përballuar stresin dhe mbingarkesën e politikës shqiptare.
 
“Dua t’ju sqaroj se unë kam qenë për dy orë me Arjanin dhe rri vazhdimisht këtu. Arjani është një miku im, por në këtë rast është trajneri im, është edhe masazhatori im për një kohë shumë të gjatë dhe më ndihmon që të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat. Në mënyrë që të përpiqen të kontribuoj pozitivisht për të detoksikuar në politikën shqiptare, aq sa të mundem”, iu drejtua Meta gazetarëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois