SPANJË- 6 persona janë arrestuar në Valencia për trafik droge dhe kultivim të kanabisit, mes tyre janë dhe 2 shqiptarë, , 63 dhe 37 vjeç, të cilët ndodhen në paraburgim për veprën penale të kultivimit dhe prodhimit të drogës.
Në kontrollet e kryera janë sekuestruar mbi 700 kilogramë sytha marijuanë, 1780 bimë marjuanë , 50 gramë kokainë dhe mbi 2100 euro cash.
Operacioni i koduar ‘PYLL’ filloi në gusht pas dyshimeve për një kultivim në shkallë të gjerë të bimëve të kanabisit në komunën e Moixent, ndërsa pas hetimeve të shumta, u bë e mundur gjetja e të plantacioneve në një zonë shumë të vështirë për t’u aksesuar, me një pjerrësi të madhe dhe pa rrugë apo shtigje pyjore pranë.
2 të arrestuarit në këtë operacion ishin nën kujdesin e plantacionit të sipërpërmendur, madje banonin në një kamp të improvizuar në afërsi të sipërfaqes ku kultivohej kanabisi.
Në vendngjarje autoritet gjetën disa kasolle të punuara me shkopinj druri dhe mbulesa plastike jeshile, me qëllimin e vetëm për të qëndruar aty pa u vënë re. Në këto kasolle ndodheshin të gjitha llojet e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për kultivim.