Zbulohet pylli misterioz ku “zhduken” turistët në plazhet e jugut. Në fakt është më mirë të thuash se ai ka qenë pylli më i frekuentuar gjatë kësaj vere, veçanërisht nga turistët e huaj.
Për habinë e të gjithëve, pylli ndodhet fare pranë Himarës.
Pikërisht në zonën mes plazhit të Livadhit, dhe pjesës perëndimore të këtij qyteti.
Gjatë kësaj vere grupe të pafund turistësh kanë frekuentuar këtë pyll dhe shkaku është shumë i thjeshtë, pamja magjepse me shkëmbinj të thepisur, ujë të kristaltë, gjire të vogla, gjelbërim dhe ajrn i pastër, janë përbërësit e duhur për të kaluar ditët e nxehta të verës.
Shtegu për të frekuentuar pyllin u hap sivjet dhe që të arrish atje duhet të përshkosh një rrugë të ngushtë.
Mjafton fare pak kohë e mund e shumë shpejt do të shijoni një panoramë të rrallë e cila nuk do t'ju zhgënjejë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com