Një zbulim i jashtëzakonshëm ka befasuar botën shkencore: rrjeta më e madhe e merimangës në botë është gjetur në një shpellë squfuri në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Sarantaporo. Studiuesit kanë zbuluar më shumë se 111 mijë merimanga.
Sipas një studimi të botuar, kolonia masive e merimangave përbëhet nga një rrjetë kolosale në një tunel të errët të shpellës.
Rrjeta shtrihet rreth 350 metra përgjatë murit të një tuneli të ngushtë dhe të ulët pranë hyrjes së shpellës. Studiuesit vunë re se është një mozaik me mijëra rrjeta individuale, në formë hinke.
Një ekip shkencëtarësh vizituan shpellën në vitin 2024, duke marrë mostra nga indet që Urak dhe i analizoi para se të niste ekspeditën e tij në Shpellën e Squfurit.
Kjo analizë tregoi se kolonia ishte shtëpia e dy llojeve të merimangave: Tegenaria domestica, e njohur si merimanga e shtëpisë, dhe Prinerigone vagans një merimangë e vogël që e do ujin dhe që jeton në zona me lagështi.
Gjatë vizitës në shpellë studiuesit vlerësuan se kishte rreth 69,000 ekzemplarë T. domestica dhe më shumë se 42,000 ekzemplarë P. vagans. Analizat e ADN-së për studimin e ri konfirmuan se këto janë speciet dominuese në koloni.
Të dhënat molekulare treguan gjithashtu se merimangat në shpellë ishin gjenetikisht të ndryshme nga merimangat që jetonin jashtë, duke sugjeruar që banorët e shpellës janë përshtatur me mjedisin e tyre të ndotur.
Komente









